Themelimi i Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile: sfidë apo arritje?

Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile është një mekanizëm institucional i themeluar me
qëllimin për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun e ndërsjelltë ndërsektorial midis qeverisë
shqiptare dhe organizatave të shoqërisë civile. Ky institucion përbëhet nga 27 anëtarë, prej të
cilëve 13 janë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ndërsa 14 të tjerë përfaqësojnë
institutionet shtetërore.
Ndonëse themelimi i KKSHC daton në vitin 2016, ky institucion ka nisur funksionimin e tij
të mirëfilltë vetëm gjatë këtij viti kalendarik. Problematikat e hasura gjatë kësaj periudhe
kanë qënë të shumta, të cilat lidhen ngushtësisht me mangësitë e krijuara nga kuadri ligjor në
fuqi, me sfidat e sektorit në të cilin operojnë organizatat e shoqërisë civile, si dhe me
kapacitetet institucionale për të siguruar një proces përzgjedhjeje të përfaqësuesve të këtij
sektori në mënyrë gjithëpërfshirës dhe transparente.
Me qëllimin e mirë për të rritur transparencën e punës dhe fuqizimin e rolit dhe kontributit të
këtij Këshilli, EU Policy Hub ju prezanton punimin më të fundit me titull “Themelimi i
Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile: Sfidë apo arritje?”. Ky punim synon të kontribuojë
në dokumentimin e procesit të themelimit të KKSHC-së, në mënyrë që të mundësojë një
advokim më të madh mbi përfshirjen konstruktive të shoqërisë civile në proceset
politikëbërëse dhe vendimmarrëse. Punimi fokusohet tek sfidat e hasura gjatë procesit të
themelimit – si në përspektivën e kuadrit ligjor në fuqi, ashtu edhe në perspektivën e
kapaciteteve të nevojshme për mirëfunksionimin e këtij mekanizmi ndërsektorial – si dhe jep
disa rekomandime specifike për një vijueshmëri të mëtejshme të punës së Këshillit.

Shkarko këtu studimin e plotë në Shqip: NCCSA Brief_ALB

policy brief CSO2018 sq

Download here the full study in English: NCCSA Brief_ENG

Policy brief CSO2018 EN

Be the first to comment

Leave a Reply