Në përmbushje të objektivave dhe rezultateve, Forumi organizon një sërë aktivitetesh, të cilat synojnë të rrisin ndikimin publik të punës së tij si shkolla verore, vizita informuese në qytete të ndryshme, tryeza të rrumbullakëta, seminare dhe konferenca. Këto aktivitete, që zbatohen në partneritet me institucionet publike, organizata e ofrues të shërbimeve me objektiva të ngjashme me ato Forumit, jo vetëm do të ndihmojnë në komunikimin dhe pasqyrimin e procesit të integrimit, por dhe do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në njohjen e qytetarëve dhe aktorëve të tjerë me të gjithë hallkat dhe sfidat e procesit të anëtarësimit.