‘Lodhje e Dyfishtë’ e zgjerimit të BE-së? Sfidat dhe perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Procesi i zgjerimit të BE-së gjatë viteve të fundit po has një sërë sfidash të reja. Nga njëra anë ekziston një “lodhje e brendshme” e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të arritur standardet e BE-së dhe nga ana tjetër, ka një “lodhje të vetë BE-së” për të ofruar një qasje të përshtatur edhe sipas nevojave specifike të vendeve të rajonit. Kjo “lodhje e dyfishtë” tashmë është sfida kryesore e procesit të anëtarësimit dhe do të duhet të diskutohet si e tillë. Për këtë arsye, kjo konference ka si qëllim të analizojë njëherazi sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE si dhe strategjitë dhe politikën e zgjerimit të BE-së drejt rajonit. Viti 2018 ishte një vit i rëndësishëm për të ardhmen Evropiane të Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian identifikoi një seri hapash në strategjinë e re të zgjerimit për të udhëhequr drejt anëtarësimit deri në 2025 Malin e Zi dhe Serbinë, gjithashtu Komisioni rekomandoi fillimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, një samit i posaçëm ju dedikua Ballkanit Perëndimor në Maj të këtij viti në Sofje. Për më tepër marrja e presidencës nga ana e Austrisë në gjysmën e dytë të vitit, dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja si dhe zgjedhjet për parlamentin Evropian që do të mbahen në 2019 mund të kenë ndikim në perspektivën Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo konferencë do të mbledhë së bashku zyrtarë të lartë kombëtarë dhe Evropianë, ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile nga rajoni për të diskutuar dhe reflektuar mbi sfidat aktuale si dhe për të propozuar zgjidhje konkrete për të kapërcyer këtë “lodhje të dyfishtë” të zgjerimit të BE-së drejt vendeve të tjera të Evropës Juglindore.

Fjala e hapjes

Moderator: Dorian Jano, Drejtor, Forumi i Politikave të Integrimit, Tiranë

Referues:

Wulf Lapins, Drejtor i Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tiranë

Artemisa Dralo (Malo), Zëvendësministër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë

Johann Sattler, Ambasador i Austrisë në Shqipëri (Presidenca e BE-së)

Panel 1: Procesi i Zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor: Arritjet, Sfidat e mundshme dhe Perspektiva e të Ardhmes

Paneli adreson zhvillimet më të fundit politike në BE, duke u fokusuar në rreziqet dhe mundësitë për të avancuar procesin e zgjerimit të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë akoma vende anëtare. Gjithashtu, ky panel shqyrton qasjen aktuale të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, duke identifikuar zhvillimet kryesore, duke vlerësuar iniciativat aktuale dhe duke propozuar mjete efikase për të ndihmuar rajonin drejt anëtarësimit në BE

Moderator: Mariola Qesaraku, Koordinatore Programi, Friedrich-Ebert-Stiftung, Tiranë

Referues:

Muammer Kazanci, Këshilltar në Bundestagun Gjerman, Hamburg

Srdjan Cvijić, Analist Politikash i Nivelit të Lartë, Instituti i Politikës Evropiane për Shoqëri të Hapur, Bruksel

Marko Kmezić, Studiues Shkencor, Qendra për Studime të Evropës Juglindore, Grac

Ioannis Armakolas, Drejtues i Programit të Evropës Juglindore, Fondacioni Grek për Politikë Evropiane dhe të Jashtme, Athinë

Panel 2: Vlerësimi i progresit të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE: Arritjet dhe Sfidat

Progresi drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe fazat e marrëdhënieve kontraktuale në procesin e anëtarësimit ndryshojnë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ku qëndrojnë sot vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e Integrimit Evropian? Cili është niveli i pajtueshmërisë me standardet evropiane dhe sa kohë do të duhet për t’i tejkaluar sfidat e ndryshme të procesit të negociatave për anëtarësim në BE? Cilat janë shkaqet kryesore që ndikojnë në procesin e integrimit evropian dhe se si mund të nxjerrim mësime për të përmirësuar këtë proces? Këto janë pyetjet që adresohen në këtë panel.

Moderator: Klodjan Seferaj, Menaxher Programi, Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Tiranë

Referues:

Geron Kamberi, Studiues Shkencor i Asociuar, Lëvizja Evropiane në Shqipëri, Tiranë

Venera Hajrullahu, Drejtor, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Prishtinë

Zoran Nechev, Studiues Shkencor, Instituti për Demokraci ‘Societas Civilis’, Shkup

Srđan Majstorović, Kryetari i Bordit Drejtues, Qendra e Politikës Evropiane, Beograd


Konkluzione Përmbyllëse

Luigi Soreca, Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri