Ballkani Perëndimor dhe Procesi i Berlinit: Cfarë është arrirë deri më tani dhe cilat janë hapat e ardhshëm?

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të vlerësojë shkallën e reformave që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe kontributin e tyre në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, objektivat specifikë janë: 1) vlerësimi i efekteve të Procesit të Berlinit tëk gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përsa i përket procesit të integrimit në BE, bashkëpunimit rajonal, dhe progresi i arrirë në sferat përkatëse; 2) kryerja e aktiviteteve monitoruese përsa i përket RYCO-s, mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe agjendës së konektivitetit; 3) advokimi për përfshirje strukturore të OJQ-ve në procesin politikëbërës në nivel kombëtar dhe rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rezultatet e pritshme të projektit janë:

  • Rezultati 1: Dokument politikash rajonal mbi zbatimin e angazhimeve të ndërmarra nga qeveritë e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë përsa i përket bashkëpunimit rinor, ndërlidhjes infrastrukturore dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe. Gjithashtu, do të hulumtohet në detaje pjesëmarrja e shoqërisë civile në këtë fushë. Dokumenti i politikave do të përfshjë rekomandime të targetuara.
  • Rezultati 2: Dokument politikash rajonal që vlerëson efektet e Procesit të Berlinit në rajonin e Ballkanit Perëndimor përsa i përket procesit të integrimit në BE dhe bashkëpunimit rajonal midis shteteve. Dokumenti i politikave do të përfshijë rekomandime të targetuara.
  • Rezultati 3: Tre aktivitete advokimi me aktorët kryesorë do të organizohen në tre vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në rekomandimet e projektit.

Donatori: European Fund for the Balkans

Partnerët e projektit: Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, rrjet informal studiuesish nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Kohëzgjatja: Janar 2017 – Dhjetor 2017

Buxheti: €24.984

Projekti do të zbatohet në 4 faza (faza përgatitore, faza kërkimore, faza advokuese dhe monitorimi dhe vlerësimi i impaktit të projektit).

Audienca kryesore e targetuar e projektit përfshin: 1) Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE-së në të përfshira në Procesin e Berlinit; 2) Organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor që fokusohen tek procesi i integrimit në BE, bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi rinor; 3) Organizatat rajonale të Evropës Juglindore; dhe 4) Institucionet e BE-së që merren me politikën e zgjerimit dhe me vendet e zgjerimit në fushat e mbuluara nga Procesi i Berlinit.

Publikimi i parë

Procesi i Berlinit. Çfarë funksionoi dhe çfarë jo? Dhe pse?

Publikimi i dytë

Për më shumë vizibilitet, eficiencë dhe efektivitet: Procesi i Berlinit 2.0