HUB Monitor përbën një nga katër shtyllat e aktiviteteve të Forumit të Politikave të Integrimit dhe synimi i tij është monitorimi nga afër i procesit të integrimit në BE dhe të institucioneve të përfshira në të. Hub Monitor publikohet në mënyrë periodike që prej vitit 2016 dhe punimet fokusohen në dy linja prioritare:

(i) Puna e EUPH përqëndrohet kryesisht në koordinimin ndërinstitucional ndërmjet njësive institucionale (si Ministria e Integrimit Evropian, Parlamenti, dhe strukturat koordinuese përkatëse si Komiteti Ndërministror për Integrimin Evropian, Komiteti i Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Evropian, dhe Grupet Ndërinstitucionale të Punës), si dhe dokumentet ligjorë dhe raportet e publikuar nga institucionet përkatëse.

(ii) Trajtim i thelluar i politikave dhe përafrimi i legjislacionit kombëtare me acquis communautaire të BE-së.

Hub Monitor ka hartuar treguesit e monitorimit dhe udhëzuesit metodologjikë përkatës, të cilët përfshijë (por jo të limituar) sa më poshtë vijon:

  • Aktet normative dhe/ose legjislative të miratuara;
  • Aktivitetet e kryera (nr. i takimeve, plan-veprimeve, raportet, strategjitë për të adresuar mangësitë e identifikuara nga raporti i KE, etj.);
  • Fazat e zhvillimit paraprak të instrumenteve;
  • Shqyrtimin institucional dhe publik të rezultateve të arrira;
  • Intervista të thelluara me aktorët kryesor, etj.

Publikimet e Hub Monitor hartohen nga anëtarët e forumit në bashkëpunim me ekspertë të fushës.

Më poshtë gjeni listën e publikimeve të Hub Monitor:

  1. NEWBORN: Një Vlerësim i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian
  2. Performanca e grupeve ndërinstitucionale të punës
  3. Menaxhimi indirekt i fondeve të BE-së në Shqipëri
  4. Aftësitë e planifikimit strategjik dhe roli i ekzekutivit në procesin e anëtarësimit në BE
  5. Mbështetja buxhetore: Një mjet për të zbatuar asistencën financiare të Bashkimit Evropian
  6. Kërkohet dialog: Eksperienca e bashkëpunimit ndërparlamentar BE-Shqipëri
  7. Institucionet koordinuese dhe strukturat e integrimit në BE: Pse janë të rëndësishme?
  8. Reforma në drejtësi dhe hija e ekzekutivit: Roli i ri i Ministrisë së Drejtësisë në qeverisjen gjyqësore në Shqipëri
  9. Mësimet e nxjerra nga ndërhyrja e fondeve IPA në Shqipëri
  10. Ruajtja e natyrës dhe rëndësia e saj në procesin e integrimit