
HUB Monitor përbën një nga katër shtyllat e aktiviteteve të Forumit të Politikave të Integrimit dhe synimi i tij është monitorimi nga afër i procesit të integrimit në BE dhe të institucioneve të përfshira në të. Hub Monitor publikohet në mënyrë periodike që prej vitit 2016 dhe punimet fokusohen në dy linja prioritare:
(i) Puna e EUPH përqëndrohet kryesisht në koordinimin ndërinstitucional ndërmjet njësive institucionale (si Ministria e Integrimit Evropian, Parlamenti, dhe strukturat koordinuese përkatëse si Komiteti Ndërministror për Integrimin Evropian, Komiteti i Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Evropian, dhe Grupet Ndërinstitucionale të Punës), si dhe dokumentet ligjorë dhe raportet e publikuar nga institucionet përkatëse.
(ii) Trajtim i thelluar i politikave dhe përafrimi i legjislacionit kombëtare me acquis communautaire të BE-së.
Hub Monitor ka hartuar treguesit e monitorimit dhe udhëzuesit metodologjikë përkatës, të cilët përfshijë (por jo të limituar) sa më poshtë vijon:
- Aktet normative dhe/ose legjislative të miratuara;
- Aktivitetet e kryera (nr. i takimeve, plan-veprimeve, raportet, strategjitë për të adresuar mangësitë e identifikuara nga raporti i KE, etj.);
- Fazat e zhvillimit paraprak të instrumenteve;
- Shqyrtimin institucional dhe publik të rezultateve të arrira;
- Intervista të thelluara me aktorët kryesor, etj.
Publikimet e Hub Monitor hartohen nga anëtarët e forumit në bashkëpunim me ekspertë të fushës.
Më poshtë gjeni listën e publikimeve të Hub Monitor:
- NEWBORN: Një Vlerësim i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian
- Performanca e grupeve ndërinstitucionale të punës
- Menaxhimi indirekt i fondeve të BE-së në Shqipëri
- Aftësitë e planifikimit strategjik dhe roli i ekzekutivit në procesin e anëtarësimit në BE
- Mbështetja buxhetore: Një mjet për të zbatuar asistencën financiare të Bashkimit Evropian
- Kërkohet dialog: Eksperienca e bashkëpunimit ndërparlamentar BE-Shqipëri
- Institucionet koordinuese dhe strukturat e integrimit në BE: Pse janë të rëndësishme?
- Reforma në drejtësi dhe hija e ekzekutivit: Roli i ri i Ministrisë së Drejtësisë në qeverisjen gjyqësore në Shqipëri
- Mësimet e nxjerra nga ndërhyrja e fondeve IPA në Shqipëri
- Ruajtja e natyrës dhe rëndësia e saj në procesin e integrimit
- Themelimi i Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile: Sfidë apo Arritje?
- Zona Ekonomike Rajonale: Nga Konceptualizimi tek Zbatimi
- Roli i Parlamentit në Procesin e Integrimit në BE: Në Kërkimit të një Katalizatori të Mirëfilltë
- Mbështetja buxhetore dhe mekanizmi i qasjes sektoriale në Shqipëri: Mësime të nxjera
- Mbrojtja e të Drejtave të Pakicave Kombëtare në Shqipëri në Kuadër të Kushteve të Zgjerimit të BE-së
- Programi i Reformës Ekonomike: Qasja krahasuese midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
- Antikorrupsioni dhe stanjacioni. Një përmbledhje e qasjes strukturore të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri
-
Organizimi i vetëqeverisjes vendore përkrah hapjes së negociatave të Shqipërisë