Karvani i Integrimit, ka për qëllim promovimin e vlerave evropiane dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi ndikimin dhe përfitimet që sjell integrimi në Bashkimin Evropian. Vetë procesi i integrimit, më shumë sesa agjendë institucionale, është një angazhim qytetar që duhet mbështetur nga shoqëria civile. Demokracia vendore, e vënë në lëvizje nga nisma aktivistësh, është një vlerë evropiane që duhet promovuar vazhdimisht. Nisma Karvani i Integrimit synon forcimin dhe promovimin e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe pushtetit qendror dhe vendor, krijimin dhe lehtësimin e mënyrave të pjesëmarrjes së komuniteteve në proceset vendim-marrëse gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave publike në nivel vendor. Motoja e nismës Karvani i Integrimit është aktivizmi dhe përgjegjësia qytetare si dhe bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm për të çuar përpara kauza me interes publik.

Aktivitetet e organizuara

  • 20 maj 2017, Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Karavastasë – Divjakë, në bashkëpunim me të rinjtë për të mbjellë 60 fidanë të rinj
  • 13 maj 2017, Start-up Albania, në bashkëpunim me Oficina ofrojnë qendrës Ekologjike të Degustimit çmimin EU Policy Hub 
  • 5 maj 2017, Pёr njё Jetesё tё Pavarur, në bashkëpunim me Fondacionin Sё Bashku
  • 15 dhjetor 2016, Dhuro një buzëqeshje, në bashkëpunim me Klubin e Mëngjesit për të kontribuar me disa dhurata për fëmijët në nevojë 
  • 19 korrik 2016, Për një Shqipëri, pa varfëri – Spitallë, në bashkëpunim me Fundjavё Ndryshe për të mbështetur dy familje në nevojë
  • 1 korrik 2016, Unë mbroj Shkumbimin – Librazhd, në bashkëpunim me grupin e aktivistëve për mbrojtjen e lumit Shkumbin
  • 3 qershor 2016, Pro reformës në drejtësi – Korçë, në bashkëpunim me këshillin studentor të Universitetit Fan S. Noli
  • 6 maj 2016, Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria ushqimore – Peshkëpi, në bashkëpunim me Qendrën Konsumatori Shqiptar
  • 28 prill 2016, Angazhimi Rinor si vlerë Evropiane – Kamëz, në bashkëpunim me grupin e aktivistëve ATA