Forumi i Politikave të Integrimit nëpërmjet kësaj nisme dëshiron ta shndërrojë këtë praktikë evropiane në një element pozitiv të nxitjes dhe zhvillimit të një debati cilësor dhe ndërveprimi midis anëtarëve të shoqërisë civile, politik-bërësve dhe publikut në përgjithësi. Nisma është ideuar si një shkëmbim njohurish dhe mendimesh mes personaliteteve të ftuara me eksperiencë në çështje specifike, përfaqësuesve të forumit dhe një audience më të gjerë në mënyrë që të krijohet një hapësire dialogu ndërmjet të pranishmëve si dhe të Intensifikohet debatit publik në lidhje me procesin dhe ecurinë e progresit të hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Kjo nismë synon organizimin e tryezave të rrumbullakëta me institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e angazhuar në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë për evidentimin e problematikës dhe nevojave specifike, si dhe promovimin e axhendën e reformave dhe procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE nëpërmjet intensifikimit të debatit publik për rëndësinë dhe përfshirjen aktive qytetare në proces.

Çfarë të rejash sjell procesi i Integrimit Evropian në çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe sigurisë ushqimore?

 

Çfarë të rejash sjell procesi Integrimit Evropian në çështjet e demokracisë vendore?