MBROJTJA E TË DREJTAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE NË SHQIPËRI NË KUADËR TË KUSHTEVE TË ZGJERIMIT TË BE-SË

Bashkimi Evropian (BE) luan rolin më të rëndësishëm në promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare përmes kushteve që përmban procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Përsa i përket mbrojtjes së minoriteteve, Shqipëria mund të konsiderohet një shtet kandidat ku ekzistojnë dy aspekte të kundërta. Nga njëra anë, autoritetet shqiptare kanë riformuar pjesën më të madhe të sitemit ligjor, të rregulloreve dhe të strukturave të brendshme duke përmbushur disa nga standartet e parashikuara nga BE-ja. Nga ana tjetër, ky kuadër ligjor ambicioz, i cili konsiderohet thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, është ende largë implementimit dhe zbatimit të plotë. Implementimi i ligjeve dhe politikave të ndryshme në Shqipëri ka qënë gjithmonë problematik për shkakë të polarizmit të klasës politike dhe mungesës së vullnetit politikë. Ndikimi i politikave të BE-së varet nga klasa politike e brendshme e cila harton normat sipas interesave personale. Si rezultat, adoptimi i normave evropiane në formën e reformave ose ligjeve të reja ka ndihmuar që Shqipëria të përparojë me anëtarësimin e saj në BE, por nuk ka ndihmuar në përmirësimin e standarteve të jetesës ose të statusit së pakicave kombëtare. BE-ja duhet të adresojë problematikat e politikës shqiptare në mënyrë që efekti i politikave të zgjerimit të bëhet i dukshëm në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

MBËSHTETJA BUXHETORE DHE MEKANIZMI I QASJES SEKTORIALE NË SHQIPËRI: MËSIME TË NXJERA

EU Policy Hub – Qershor 2018
Mbështetja Buxhetore Sektoriale (MBS), në kuadër të fondeve IPA II, është mekanizëm financiar i Bashkimit Evropian që mbështet vendet partnere në arritjen e rezultateve konkrete dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Edhe pse kanë kaluar rreth 5 vite nga nënshkrimi i Kontratës së parë për Reformën Sektoriale për përfitimin e Mbështetjes Buxhetore, ky punim është një përpjekje për të evidentuar disa mësime të nxjerra dhe formulimin e rekomandimeve për përmirësimin e mëtejshëm në zbatim të këtij instrumenti dhe maksimizimit të përfitimit prej tij…

Publikimi mund të shkarkohet këtu


Roli i Parlamentit në procesin e integrimit në BE: Në kërkimit të një katalizatori të mirëfilltë

Gentiola Madhi – Mars 2018
Vet përparimi i vendit në procesin e anëtarësimit në BE është  kryesisht përgjegjësi e qeverisë, ndonëse me kalimin e kohës edhe parlamenti ka arritur një vlerësim të caktuar për kontributin e tij drejt arritjes së  gjithëpërfshirjes në përmbushjen e këtij qëllimi kombëtar. Në përgjithësi, përfshirja e parlamentit konsiderohet si një hap pozitiv në  mënyrë të dyfishtë, përkatësisht nëpërmjet ushtrimit të vazhdueshëm të funksioneve të tij mbikëqyrëse mbi performancën e qeverisë, si dhe përmes mundësisë për të siguruar një përfshirje të gjerë të opozitës dhe palëve të tjera të interesit në këtë proces kombëtar kyç, duke pasur parasysh funksionin e tij përfaqësues.///

Publikimi mund të shkarkohet këtu

Themelimi i Këshillit Kombëtar Për Shoqërinë Civile: Sfidë apo Arritje?

Gentiola Madhi – Mars 2018
Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e proceseve demokratike dhe konsolidimin e qeverisjes së mirë dhe transparencës, ndaj kontributi i tyre duhet kanalizuar nëpërmjet ngritjes së mekanizmave institucional të bashkëpunimit me institucionet publike.

Në vitin 2015 Parlamenti shqiptar miratoi ligjin nr. 119 për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC), me qëllim mundësimin e një mekanizmi dialogu në nivel ndërsektorial midis qeverisë dhe OSHC-ve. Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile përbëhet nga 27 anëtarë, prej të cilëve 13 janë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të zgjedhur nëpërmjet një procesi online, i cili është menaxhuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC). Synimi madhor i këshillit është ndërtimi i një dialogu të vazhdueshëm për
krijimin e një kuadri mundësues për sektorin e shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset politikëbërëse, bazuar në tre parime, përkatësisht këshillimi, transparenca dhe konsultimi me grupet e interesit.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Aftësitë e planifikimit strategjik dhe roli i ekzekutivit në procesin e anëtarësimit në BE

Valbona Zefi – Shkurt 2017
Ky dokument politikash shqyrton rolin e Qeverisë së Shqipërisë në planifikimin strategjik, zhvillimin e politikave dhe aftësive të koordinimit në lidhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Instrumentet kryesorë në fuqi për planifikimin strategjik dhe zhvillimin e politikave janë burimet financiare, burimet njerëzore, afati kohor me objektiva dhe skadenca të përcaktuara, një agjendë e përbashkët takimesh, një sistem monitorimi dhe një metodë e qartë vendimmarrëse. Qeveria shqiptare ka përfshirë të gjitha këto instrumenta në planifikimin strategjik të procesit të integrimit, por ka mangësi në përmbushjen e angazhimeve dhe sistemi i monitorimit nuk është ende në gjendje të korrigjojë procedurat përpara se afatet të kenë skaduar

Publikimi i plotë mund të shkarkohet KETU

Për më shumë vizibilitet, eficiencë dhe efektivitet: Procesi i Berlinit 2.0

Zoran Nechev, Gentiola Madhi, Adnan Ćerimagić and Jovan Nicić – Nentor 2017
Dokumenti rajonal i politikave me titull “Për më shumë vizibilitet, eficiencë dhe efektivitet: Procesi i Berlinit 2.0” eksploron modalitetet se si procesi mund të rrisë vizibilitetin, të arrijë më shumë eficiencë dhe të sigurojë efektivitet.

Në vazhdimësi të procesit që nisi me iniciativën gjermane pas deklaratës së vitit 2014 se BE do të ngadalësojë procesin e zgjerimit, përveç qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen edhe aktorë të tjerë. Që procesi të jetë efektiv duhet të përfshijë parlamentet, organizatat e shoqërisë civile, të rinjtë dhe administratën.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet KETU

Ruajtja e natyrës dhe rëndësia e saj në procesin e integrimit

Nentor 2017
Ky dokument i shkurtër politikash ka për qëllim të theksojë rëndësinë e ruajtjes dhe mirëmenaxhimit të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë, bazuar në standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian, si domosdoshmëri në procesin e integrimit.

Në vijim, qëllimi është të nxirren në pah problematikat konkrete në zbatimin e acquis në fushën e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri, si dhe të theksohen rekomandimet përkatëse, në mënyrë që të shmanget çdo cënim i mundshëm i procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Mësimet e nxjerra nga ndërhyrja e fondeve IPA në Shqipëri

Shtator 2017
EU Policy Hub monitoron nga afër procesin e integrimit në BE dhe institucionet e përfshira, duke u fokusuar kryesisht në koordinimin ndërinstitucional ndërmjet organeve të institucionale qeveritare, dokumenteve dhe raporteve ligjore të tyre. Ky dokument i shkurtër i politikave synon të japë një vlerësim kritik mbi programimin dhe zbatimin e fondeve IPA I në Shqipëri, duke identifikuar arritjet thelbësore, sfidat dhe pengesat potenciale të hasura gjatë zbatimit të programeve IPA në Shqipëri.

Gjithashtu, vlerëson përgatitjet e administratës publike shqiptare në menaxhimin e fondeve, duke analizuar kapacitetet absorbuese të administratës qendrore dhe lokale, si dhe sugjeron disa alternative të mundshme për të përmirësuar këtë sistem, duke përfshirë shoqërinë civile në procesin e programimit dhe zbatimit të fondeve IPA.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet KETU.


Reforma në drejtësi dhe hija e ekzekutivit: Roli i ri i Ministrisë së Drejtësisë në qeverisjen gjyqësore në Shqipëri

Arnisa Tepelja – Korrik 2017
Rimodelimi i arkitekturës së gjyqësorit në Shqipëri, i konceptuar nga një sërë aktorësh konsiderohet një nga shtyllat kryesore të reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë në Shqipëri. Qëllimi i Reformës është forcimi i pavarësisë, efiçencës dhe llogaridhënies së gjyqësorit si një nga prioritetet kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Procesi i skicimit, marrjes së vendimeve dhe monitorimit të reformës në drejtësi ka pasur për qëllim të distancojë organet e sapokrijuara të drejtësisë nga influenca politike, duke qenë njëkohësisht gjithëpërfshirës me palët. Ky dokument i shkurtër i politikave ka në fokus institucionin e Ministrinë e Drejtësisë (MD) dhe paraqet ndryshimin e rolit të këtij organi të ekzekutivit, në dritën e strukturave të reja të institucioneve të qeverisjes së drejtësisë. Gjithashtu përshkruan edhe kalimin e kompetencave të deritanishme të MD-së në drejtim të organeve të tjera të drejtësisë, rolin që pritet të ketë kundrejt tyre, si dhe sfidat në lidhje me bashkëpunimin institucional

Publikimi i plotë mund të shkarkohet KETU

Procesi i Berlinit. Çfarë funksionoi dhe çfarë jo? Dhe pse?

Zoran Nechev, Gentiola Madhi, Adnan Ćerimagić & Jovan Nicić
Dokumenti rajonal i politikave me titull: “Procesi i Berlinit. Çfarë funksionoi dhe çfarë jo? Dhe pse?”, shkon përtej fasadës së procesit dhe vlerëson progresin e arritur në politikat si bashkëpunimi rajonal, agjenda e konektivitetit dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Procesi i Berlinit i ka mundësuar Ballkanit Perëndimor një vëmendje të veçantë në panoramën evropiane, duke u përpjekur të zgjidhë disa cështje strukturore të hasura nga vendet e rajonit.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Politika shqiptare për zhvillim ndërkombëtar dhe roli i OSHC-ëve në perspektivën e anëtarësimit në BE

Dorian Jano – Maj 2017
Në kontekstin e hapjes së negociatave përanëtarësim në BE, Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për të miratuar dhe zbatuar politikat e bashkëpunimit për zhvillim dhe ndihmë humanitare si pjesë e kapitullit 30 mbi Marrëdhëniet me Jashtë. Politika e bashkëpunimit për zhvillim dhe ndihmës humanitare, është një nga politikat kryesore të BE-së në arenën ndërkombëtare, së bashku me politikën e jashtme, atë të sigurisë dhe tregtisë. Që nga Traktati i Lisbonës, politika e bashkëpunimit për zhvillim dhe ajo e ndihmës humanitare janë politika të jashtme të BE-së më vehte, secila me komisionerin e vet respektiv.

Objektivi kryesor i politikës evropiane të bashkëpunimit për zhvillim është çrrënjosja e varfërisë, sigurimi i një zhvillimi të qëndrueshëm, dhe promivimit të demokracisë dhe paqes në botë nëpërmjet nëntë fushave prioritare të ndërhyrjes: tregtisë dhe integrimit rajonal, mjedisit dhe burimet natyrore, infrastrukturës, energjisë, zhvillimit rural, qeverisjes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, paqes dhe sigurisë, zhvillimit njerëzor, kohezionit social dhe punësimit.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu. 

Aftësitë e planifikimit strategjik dhe roli i ekzekutivit në procesin e anëtarësimit në BE

Valbona Zefi – Shkurt 2017
Ky dokument politikash shqyrton rolin e Qeverisë së Shqipërisë në planifikimin strategjik, zhvillimin e politikave dhe aftësive të koordinimit në lidhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Instrumentet kryesorë në fuqi për planifikimin strategjik dhe zhvillimin e politikave janë burimet financiare, burimet njerëzore, afati kohor me objektiva dhe skadenca të përcaktuara, një agjendë e përbashkët takimesh, një sistem monitorimi dhe një metodë e qartë vendimmarrëse. Qeveria shqiptare ka përfshirë të gjitha këto instrumenta në planifikimin strategjik të procesit të integrimit, por ka mangësi në përmbushjen e angazhimeve dhe sistemi i monitorimit nuk është ende në gjendje të korrigjojë procedurat përpara se afatet të kenë skaduar.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Kërkohet dialog: Eksperienca e bashkëpunimit ndërparlamentar BE – Shqipëri

Gentiola Madhi – Prill 2017
Kjo analizë synon të hedhë dritë mbi performancën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërparlamentar midis BE-së dhe Shqipërisë. Ajo fokusohet tek korniza ligjore dhe organizative ekzistuese, ndjekur nga një vlerësim i përgjithshëm i efektivitetit të bashkëpunimit dhe identifikimi i sfidave kryesore. Gjithashtu, përvojat e bashkëpunimit ndërparlamentar të Malit të Zi dhe Serbisë janë ilustruar shkurtimisht, si një shembull krahasues, duke vënë theksin tek rëndësia e dialogut politik për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE. Analiza bazohet në një vlerësim cilësor të raporteve, deklaratave, njoftimeve për shtyp, si dhe procesverbaleve dhe rekomandimeve përfundimtare të KPSA-s të publikuara për çdo shtet (Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë) gjatë periudhës 2010-2016.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Performanca e grupeve ndërinstitucionale të punës

EU POLICY HUB – December 2016
Në këtë dokument politikash kryhet  një analizë e krahasuar midis fuksioneve dhe rolit të Grupeve Ndërinstitucionale të Punës që prej krijimit të tyre, veçanërisht të përformancës së tyre gjatë plotësimit së pyetësorit të KE-së, dhe të rishikimit të rolit dhe funksioneve, sikurse parashikohet në kuadrin e përgatitjeve për statusin kandidat.

Analiza bazohet në intervista ballë për ballë me drejtues të nivelit të lartë të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE), anëtarë të GNP-ve gjatë procesit të plotësimit së pyetësorit të KE-së, dhe anëtarë aktual të GNP-ve. Për më tepër, janë marrë gjithashtu në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të progresit të KE-së mbi performancën e GNP-ve.

Qëllimi i kësaj analize është të identifikojë qartë mangësitë dhe të propozojë rekomandime të përshtatshme për përmirësimin e rolit dhe performancës së GNP-ve, për t’iu përgjigjur në kohë sfidave të negociatave për anëtarësim.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Mbështetja buxhetore: një mjet për të zbatuar asistencën financiare të Bashkimit Evropian

EU POLICY HUB – Mars 2017
Ky dokument i shkurtër politikash ka për qëllim të shpjegojë mbështetjen buxhetore, e cila përdoret për zbatimin e asistencës financiare të BE-së dhe përfshin një transferim të drejtpërdrejtë të fondeve tek buxheti i një vendi partner, ku ato mund të menaxhohen duke përdorur sistemet kombëtare. Mbështetja buxhetore u prezantua nga Komisioni Evropian si një mjet i ri për vendet e zgjerimit dhe nisi zbatimin në kuadër të programit IPA 2014-2020.

Kjo analizë fokusohet tek objektivat e mbështetjes buxhetore si dhe tek kriteret e kualifikimit për miratimin dhe disbursimin e këtij buxheti. Për më tepër, ajo paraqet format se si ky instrument mund të përdoret dhe gjithashtu përmbledh disa nga përparësitë dhe risqet që duhet të merren në konsideratë gjatë përdorimit të tij. Një seksion specifik i dedikohet rastit të Shqipërisë, duke analizuar mënyrat se si ky instrument është përdorur duke bërë njëkrahasim edhe me vendet e tjera që janë pjesë e procesit të zgjerimit.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Institucionet koordinuese dhe strukturat e integrimit në BE: Pse janë të rëndësishme?

EU POLICY HUB – Maj 2017
Ky dokument politikash synon të shtjellojë organizimin e brendshëm institucional në Shqipëri përgjegjëse për integrimin në BE dhe rolin e rëndësishëm të tij në avancimin e aspiratave të vendit kundrejt anëtarësimit në BE. Kjo analizë ofron një prezantim gjithëpërfshirës të strukturave institucionale dhe mekanizmave në Shqipëri, të miratuara për koordinimin e procesit të integrimit në BE, shoqëruar me një prezantim grafik të rrjetit institucional dhe linjave përkatëse të raportimit. Gjithashtu, prezantohen aktet ligjore, përfshirë ligjet dhe aktet nënligjore, si dhe dokumentet strategjikë të nxjerra nga institucionet përkatëse qeveritare, duke përfshirë organet e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Në këtë dokument politikash theksohen argumentet kryesore për rëndësinë e krijimit të një strukture institucionale koherente dhe efektive mbi integrimin evropian në Shqipëri dhe evidentohen mangësitë aktuale në koordinimin institucional dhe funksionet e strukturave përkatëse. Gjithashtu, janë dhënë disa rekomandime për të adresuar përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të institucioneve dhe strukturave koordinuese.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Menaxhimi indirekt i fondeve të BE-së në Shqipëri

EU POLICY HUB – Dhjetor 2016
Ky publikim synon të monitorojë nga afër procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe institucionet e përfshira në të, duke u përqëndruar kryesisht në koordinimin ndërinstitucional ndërmjet njësive dhe dokumenteve dhe raporteve të tyre ligjore.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

NEWBORN: Një Vlerësim i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian

Gentiola Madhi – Tetor 2016
Forumi i Politikave të Intergimit/ EU Policy Hub monitoron nga afër procesin e integrimit në BE dhe institucionet e përfshira, duke u fokusuar kryesisht në koordinimin ndërinstitucional ndërmjet organeve të institucionale qeveritare, dokumenteve dhe raporteve ligjore të tyre. Ky dokument i shkurtër i politikave analizon punën dhe angazhimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) i cili u themelua më 8 maj 2015, si organi më i lartë kombëtar këshillues që ofron udhëzime strategjike dhe nxit bashkëpunimin gjithpërfshirës midis partive politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile.

Dokument bazohet në një analizë cilësore të dokumenteve zyrtare, fjalimeve publike, artikujve dhe procesverbaleve të takimeve të KKIE, të mbajtura në harkun kohor maj 2015 – korrik 2016. Gjithashtu paraqet vlerësime kritike mbi funksionimin dhe performancën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian duke përshkruar kuadrin rregullator ekzistues dhe kontributin e shoqërisë civile. Ky dokument ofron një sërë rekomandimesh për përmirësimin e kapaciteteve administrative të KKIE-së dhe sigurimin e një identiteti të fortë institucional.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.

Efektet e Brexit në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian

Dr. Dorian Jano – Korrik 2017
Qytetarët britanikë votuan në favor të largimit nga Bashkimi Europian në referendumin e mbajtur më 23 Qershor 2016. Procesi i daljes zyrtarisht zgjat dy vjet, por me shumë gjasa do të zgjasë më shumë sepse negociatat do të jenë shumë të ndërlikuara. Ekspertët kanë bërë disa parashikime se çfarë do të ndodhë, ndërkohë që nuk ka siguri se cili do të jetë impakti i Brexit në ekonomi dhe politikë. Akoma më i vështirë është parashikimi se cili do të jetë impakti tek zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Publikimi i plotë mund të shkarkohet këtu.