Prezantimi i Manualit për Qytetarët në Rrëshen
EU Policy Hub organizoi pasditen e së premtes (3/11) një takim me të rinjë dhe përfaqësues të qeverisë vendore në qytetin e Rrëshenit në kuadër të promovimit të Manualit për Qytetarët “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Reforma në Drejtësi sipas gjyqëtarëve”, bisedë me anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani
Reforma në Drejtësi është konsideruar si një nga reformat më të mëdha të ndërmarra nga Shqipëria gjatë 25 viteve të fundit. Reforma është një nga nismat kyçë për të luftuar korrupsionin në shoqërinë shqiptare dhe ka qenë një kërkesë e kahershme e shumicës së shqipëtarëve. Megjithatë, pavarësisht që ka kaluar më shumë se 1 vit nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe i ligjeve të reja, akoma nuk kanë filluar të funksionojnë organet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe duket sikur refoma po krijon më shumë probleme se sa zgjidhje.
Për të kuptuar perceptimin e gjyqtarëve për reformën në drejtësi si dhe me qëllim që të krijohet një urë komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile nga njëra anë dhe organeve përgjegjëse për zbatimin e reformës nga ana tjetër, EU Policy Hub në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung Zyra në Tiranë, në vijim të nismave të ngjashme të zhvilluara më pare që kanë si qëllim promovimin e vlerave evropiane si dhe rolit të reformës në drejtësi si një nga kushtet për integrimin në Bashkimin Evropian, organizoi pasditen e së premtes (28.10) një bisedë me zotin Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë mbi rolin dhe perceptimin e gjyqtarëve mbi reformën në drejtësi.
Prezantimi i Manualit të Qytetarëve në Bulqizë
Qyteti i Bulqizës ishte ndalesa e radhës së anëtarëve të EU Policy Hub për të prezantuar Manualin për Qytetarët. Në aktivitetin e zhvilluar paraditen e së shtunës (28.10) në ambientet e Hotel Bulqiza, përveç njohjes me Manualin, të rinjtë e Bulqizës patën mundësi të mësojnë më shumë për përfshirjen sociale si një mjet për përfaqësimin më të mirë qytetar në kontekstin evropian, për bursat Erasmus dhe se si të shrytëzojnë sa më mire burimet natyrore të zonës së tyre.
Të rinjtë pukjanë njihen me Manualin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE
EU Policy Hub, me qëllim promovimin e Manualit për Qytetarët “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian” zhvilloi paraditen e së shtunës (21.10) aktivitetin e radhës në qytetin e Pukës në ambjentet e biblotekës së qytetit.
Takimi u fokusua në rëndësinë që paraqet për qytetarët procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, prezantuar nga anëtari i EU Policy Hub, Besnik Baka. Një aspekt tjetër që u trajtua ishte dhe aktivizmi rinor në perspektivën e integrimit në BE ku aktivistja Diana Malaj ndau eksperiencën e saj në Qendrën Rinore ATA, si dhe mbi rolin e përfshirjen së të rinjve në këtë proces.
EU Policy Hub organizon koncert bamirësie për fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian
Në kuadër të projektit “Atelier Europe – Tirana”, EU Policy Hub së bashku me Qendrën “Muzika e të Rinjve” organizoi mbrëmjen e së shtunës (21.10) një mini koncert muzikor në mbështetje të fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Të ardhurat modeste të mbledhura do të shkojnë për blerjen e medikamenteve të nevojshme për 8 nga fëmijët e Qendrës, të cilët rezultuan të sëmurë me viroza të ndryshme sëbashku me 36 fëmijë të tjerë të komunitet nga një kontroll mjekësor realizuar me ndihmën organizatës rinore Qendra T’Reja.
Prezanitmi i Manualit për Qytetarët në qytetin e Lushnjës
Qyteti i Lushnjes ishte ndalesa anëtarëve të EU Policy Hub më 29 shtator 2017 në kuadër të promovimit të Manualit të Qytetarëve. Përveç prezantimit të botimit anëtarja e #EUPH, Arnisa Tepelija, bëri edhe një prezantim të detajuar të mundësive që mund tu ofrohen të rinjve shqiptarë në Bashkimin Europian. Ndërsa eksperti i çështjeve të integrimit, Oltion Kadaifçiu, u ndal tek identiteti europian.
Paper ‘n’ Sound Live
Foto të disa momenteve të eventit Paper ‘n’ Sound – Live realizuar në mbrëmjen e 29 Shtatorit pranë Destil Hostel, nga EU Policy Hub në kuadër të projektit “Atelier Europe – Tirana”.
Atelier Europe – Tirana
EU Policy Hub në kuadër të nismës “Atelier Europe – Tirana” dhe në bashkëpunim me grupin ATA zhvilloi të Shtunën (08.07) në qytetin e Kamzës një takimin “Comizi sull’Arte e sul Femminismo” me të rinjtë aktivistë të këtij qyteti.
Takimi ishte i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë pjesmarrësit patën mundësi të diskutojnë me gazetaren Mira Tuci mbi stereotipet që ndërtohen mbi gruan dhe rolin e medias në ngritjen e këtyre të fundit, me piktoren Meri File, mbi fuqizimin e gruas përmes Artit dhe Diana Malaj, aktiviste e grupit “ATA” e cila foli për projektin teatral “FemArt” i realizuar bashkë me aktivistet e tjerë në Kamëz.
Në pjesën e dytë, të rinjtë patën mundësinë të shikojnë shfaqjen e filmit “Comizi d’Amore” me regji të Pier Paolo Pasolinit, i cili u pasua me një diskutim me të ftuar kineastin Orest Zeneli.
Procesi i Berlinit: Çfarë funksionoi dhe çfarë jo?
Në 6 korrik 2017, Forumi i Politikave të Integrimit në bashkëpunim me Institutin për Demokraci ‘Societas Civilis’ dhe Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, dhe me mbështetjen e European Fund for the Balkans, organizuan një aktivitet publik mbi arritjet e Procesit të Berlinit. Paneli përbëhej nga përfaqësues të misioneve të huaja, të administratës publike dhe të shoqërisë civile, përkatësisht Znj. Anke Holstein, nga Ambasada Gjermane, Znj. Raffaella Campanati, nga Ambasada Italiane, Z. Ferit Hoxha, nga Ministria e Punëve të Jashtme, nën moderimin e Z. Mariola Qesaraku, nga Fondacioni Friedrich Ebert. Gjithashtu, Z. Zoran Nechev dhe Z. Jovan Nicic ndanë me pjesëmarrësit disa prej gjetjeve kryesore të dokumentit rajonal të politikave me titull: “Procesi i Berlinit. Çfarë funksionoi dhe çfarë jo? Dhe pse?”, i cili shkon përtej fasadës së procesit dhe vlerëson progresin e arritur në politikat si bashkëpunimi rajonal, agjenda e konektivitetit dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe.
Procesi i Berlinit i ka mundësuar Ballkanit Perëndimor një vëmendje të veçantë në panoramën evropiane, duke u përpjekur të zgjidhë disa cështje strukturore të hasura nga vendet e rajonit. Në këtë kuadër, samiti vjetor ndër-qeveritar do të zhvillohet në Trieste, në 12 korrik 2017.
Prezantimi i Manualit për Qytetarët në qytetin e Urës Vajgurore
EU Policy Hub në kuadër të promovimit të Manualit për Qytetarët, zhvilloi të hënën (03.07) në qytetin e Urës Vajgurore një takim me të rinjtë aktivistë të The Youth of Ura Vajgurore Të rinjtë patën mundësinë jo vetëm të merrnin një pamje të përgjithshme mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por mësuan edhe më konkretisht se si mund të përfitonin bursa studimi nga programi Erasmus +.
Prezantimi i Manualit për Qytetarët në Përmet
EU Policy Hub/ Forumi i Politikave të Integrimit në kuadër të promovimit të Manualit për Qytetarët zhvilloi të shtunën (10.06) në qytetin e Përmetit takimin me temë: Zhvillimi i Turizmit dhe Integrimi Evropian. Anëtarë të EU Policy Hub disktuan me të rinj, përfaqësues të autoriteteve lokale, organizatave jo-qeveritare dhe të bizneseve turistike për promovimn e turizmit në kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE si dhe sfidat konkuruese me të cilat përballet ky sektor.
Prezantimi i Manualit për Qytetarët në Elbasan
Roli i Medias dhe Integrimi i Shqipërisë në BE ishte tema e takimit që EU Policy Hub organizoi një ditë më parë me studentët e gazetarisë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Anëtari i EU Policy Hub Amarildo Topi, prezantoi Manualin për Qytetarët e më konkretisht kapitullin për të drejtën e informimit. Prezantimi u mbështet edhe nga gazetarja Mira Tuci dhe lektori i Departamentit të Gazetarisë dhe Shkenave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Ervin Goci, të cilët u ndalën tek etika e raportimit dhe fakenews.