EU Policy HUB me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung, zyra e Tiranës, është angazhuar në zbatimin e projektit “Komunikimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e qytetarëve, studiuesve dhe institucioneve në procesin e negocimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, pas vendimit të marsit të kaluar nga Këshillit të BE-së, duke i dhënë dritën jeshile fillimit të negociatave për anëtarësim.
EUPH po organizon një seri bisedash në Zoom, që synojnë rigjallërimin e debatit publik rreth këtij procesi jetik për vendin dhe sjelljen e reflektimeve prej ekspertësh, kërkuesisht, politikbërësish, gazetarësh e qytetarësh nga Shqipëria dhe vende të BE-së.
Në bisedën tonë të tretë, që do të mbahet të enjten më 24 Shtator 2020, në orën 10:00, kemi të ftuar Znj. Isabel Santos, Raportuese e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Së bashku, do të diskutojmë mbi negociatat për antarësimin në BE dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.
Ju mirëpresim!
*Ky aktivitet do të regjistrohet dhe foto do të publikohen në rrjetet sociale të EU Policy Hub
Hi there,
You are invited to a Zoom meeting.
When: Sep 24, 2020 10:00 AM Amsterdam, Berlin, Rome, Stockholm, Vienna
Register in advance for this meeting:
https://us02web.zoom.us/…/tZAucuChqTIiH9OEuo7YoZAQRtgv8…
After registering, you will receive a confirmation email containing information about joining the meeting.
Takimet e mëhershme:
7 Maj 2020 – Znj. Stine Klapper, Drejtoreshë e Friedrich Ebert Stiftung – zyra e Tiranës, me të cilën diskutuam për “Dimensionin Social të zgjerimit”
http://www.eupolicyhub.eu/dimensionet-sociale-te…/
28 Maj 2020 – Znj. Fjoralba Caka, zëvendësministre e Drejtësisë me të cilën diskutuam për “Rëndësinë e Reformës në Drejtësi në procesin e negociatave”
http://www.eupolicyhub.eu/rendesia-e-reformes-ne…/
13 qershor 2020 – Z. Sokol Dedja, Zv. Ministrin e Ministrisë për Evropën e Punët e Jashtme, me të cilin diskutuam për “Negociatat për anëtarësimin në BE dhe sfidat e Shqipërisë”
http://www.eupolicyhub.eu/negociatat-per-anetaresimin…/…
2 Korrik 2020 – z. Alban Zusi, President i Shoqatës “Industrialistët Ushqimorë”, me të cilin diskutuam për “Sfidat gjatë procesit të integrimit për industritë prodhuese shqiptare”
http://www.eupolicyhub.eu/sfidat-gjate-procesit-te…/