
Komisioni Europian rekomandoi në 17 Prill 2018 që Këshilli Evropian të vendosi për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në Këshillin Evropian, të gjithë 28 vendet anëtare do të duhet të votojnë në Qershor 2018 në mënyrë unanime në mënyrë që të fillojë të diskutohet Marrëveshja për Fillimin e Negociatave të Anëtarësimit midis BE-së dhe Shqipërisë.
Cilat janë mundësitë për të finalizuar procesin eBashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025?
Ky Infografik paraqet në mënyrë të krahasuar ecurinë e procesit të pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, në përputhje me Strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor 2018.
Shqipëria nënshkroi MSA në Qershor 2006, një vit më përpara se Mali i Zi. Mali i Zi përparoi nga statusi i vendit kandidat (Dhjetor 2010) në vend negociues (Qershor 2012) në më pak se dy vjet. Shqipëria mbetet një vend kandidat nga viti 2014, me një rekomandim të kushtëzuar në 2016 dhe një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave për pranim në vitin 2018.
Infografika është përgatitur nga Institute for Democracy ‘Societas Civilis’ Skopje dhe është përshtatur dhe përkthyer në gjuhën shqipe nga EU Policy Hub.concluding_EU_unification_infographic_FINAL2 (003) SQ