
Forumi “EU Policy Hub” është një organizatë e krijuar me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) – Zyra për Shqipërinë, që synon angazhimin e profesionistëve të rinj në promovimin, monitorimin e ecurisë dhe ushtrimin e ndikimit mbi procesin e integrimit të vendit në strukuturat europiane. Ajo synon të angazhojë profesionistë të rinj në promovimin, monitorimin dhe ndikimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shqipërisë iu dha statusi zyrtar i vendit kandidat për pranimin në BE në qershor 2014 dhe Komisioni Evropian vendosi që vendi do të punojë drejt përmbushjes së pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të pranimit.
Këta faktorë kanë intensifikuar përpjekjet e brendshme për hartimin e politikave, si dhe kanë nxitur një debat publik mbi përshpejtimin e ritmit të këtij procesi.
Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe qytetarët pritet të luajnë një rol kyç në monitorimin, përmirësimin dhe përshpejtimin e ritmit të reformës dhe implementimin e prioriteteve, siç përcaktohet në mendimin e Komisionit mbi Shqipërinë.
Prandaj, Forumi i Politikave të Integrimit do të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe përmirësimin e procesit, ai do të ndërveprojë me aktorët relevantë vendorë dhe rajonalë, duke nxitur një debat publik mbi hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Forumi do të shërbejë gjithashtu si një zë i pavarur në cilësinë dhe zbatimin e reformave që rrjedhin nga progres raportet vjetore të dhe dokumenta të tjera strategjike.
Cili është synimi ynë?
- Ndërtimi dhe përmirësimi i kapaciteteve ekzistuese në monitorimin dhe analizimin e zbatimit efektiv të reformave në kontekstin e integrimit në BE nëpërmjet angazhimit të profesionistëve / ekspertëve të rinj;
- Krijimi i një mjedis interaktiv dhe ndërdisiplinor ku secili anëtar do të ketë mundësi të avokojë, të shkëmbejë dhe të marrë pjesë në iniciativat e ndërmarra nga forumi;
- Konsolidimi i një kulture të angazhimit qytetar në Shqipëri, në mënyrë që të sigurojë një mbështetje proaktive dhe të qëndrueshme në hapat e ndryshme të procesit të integrimit evropian;
- Ngritja e grupeve të pavarura të punës për të analizuar dhe diskutuar procesin, kapitujt e negociatave dhe dokumentet strategjike të sugjeruara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Kombëtar për Integrime Evropian (pa kufizim);
- Publikimi i raporteve dhe studimeve analitike që përqendrohen në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të pranimit, me qëllim që të lehtësojë politikën publike dhe pjesëmarrjen qytetare në proceset vendimmarrëse;
- Mbajtja e takime konsultative me aktorë politikë në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian për një shkëmbim efektiv të pikëpamjeve dhe përvojave në lidhje me sfidat e procesit të integrimit evropian.
Vizioni dhe Misioni
Aspirojmë integrimin në familjen evropiane ku larmia e vlerave dhe dialogu janë urat që na bashkojnë.
Misioni i Forumit eshte të kontribuojë në krijimin e sinergjive për integrimin e evropian të vendit nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të një stukture profesionistësh të rinj, të cilët promovojnë, ndikojnë dhe monitorojnë ecurinë e procesit.
Vlerat
Me besimin dhe vendosmërinë se puna dhe kontributi ynë do t’i shërbejë integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, vlerat tona të përbashkëta frymëzohen nga:
- Profesionalizmi: Përpjekje për të arritur rezultate konkrete në çdo aspekt të punës sonë, duke i bërë ato të njohura tek profesionistët e fushës, qytetarët dhe aktorë të tjerë të interesuar
- Përgjegjshmëria: Të qenurit të përgjegjshëm ndaj publikut duke marrë përsipër zbatimin e zgjidhjeve të mundshme
- Risia: Dëshira për inovacion, aplikime dhe zgjidhje unike e bashkëkohore
- Qasja bashkëpunuese: Bashkëpunimi i ngushtë me organizata që ndajnë të njëjtat vlera dhe objektiva
- Vullnetarizmi: Përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar pozitivisht në ecurinë e procesit të integrimit
- Respekti ndaj tjetrit: Afirmimi dhe respektimi i dinjitetit, potancialeve dhe i kontributitit të stafit, institucionece dhe të gjitë atyre që kanë interes të kontribojnë në kauzën tonë.