Përgjatë vitit 2019, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Forumi i Politikave të Integrimit / EU Policy Hub (EUPH) zbatoi projektin ‘Informimi i vazhdueshëm, angazhimi pro-aktiv, dhe ndikimi pozitiv në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian’.
Qëllimi kryesor i këtij projektit ishte forcimi i bashkëpunimit me aktorë vendorë dhe rajonalë për avancimin e axhendës së integrimit evropian. Në këtë kontekst mund të veçojmë rrjetëzimi me organizata dhe ekspertë që ndajnë vlera dhe objektiva të përbashkëta evropiane. EUPH arriti të jetë anëtar aktiv i rrjetit të parë rajonal për monitorimin e çështjeve të lidhura me Procesin e Berlinit SEE Think Net, si dhe bashkëpunëtor i iniciativës Western Balkans Reflection Forum më qëllim diskutimin e sfidave të procesit të zgjerimit si dhe formulimin e propozimeve për ta çuar procesin përpara.
EUPH gjithashtu bashkëpunoi me tre organizata rinore në qytete të ndryshme: grupin rinor ATA (Kamëz), Qendra Rinore Atelie (Shkodër), të Rinjtë e Urës Vajgurore. Nën moton “Të Rinjtë për Europën” u zhvilluan trajnime intensive në Kamëz me Grupin ATA, në Shkodër me qëndrën rinore Atelie, në Urën Vajgurore me grupin e të rinjve të këtij qyteti me qëllim fuqizimin e grupeve lokale të të rinjve.
EUPH në kuadër të programit strategjik të monitorimit boton dokumente politikash të cilat ofrojnë vlerësime objektive dhe cilësore mbi çështje kryesore që lidhen me integrimin evropian dhe përmbushjen e zbatimit të angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të hapjes së negociatave. Në kuadër të projektit janë përgatitur dhe botuar 4 analiza politikash, 1 studim politikash dhe 3 Infografikë. Ndërkohë, 2 analiza politikash të tjera janë publikuar në bashkëpunim me partnerë nga rajoni.
- “Roli i Parlamentit në Procesin e Integrimit në BE: Në Kërkimi të një Katalizatori të Mirëfilltë
- Mbështetja buxhetore dhe mekanizmi i qasjes sektoriale në Shqipëri: Mësime të nxjera
- Mbrojtja e të Drejtave të Pakicave Kombëtare në Shqipëri në Kuadër të Kushteve të Zgjerimit të BE-së
- Antikorrupsioni dhe stanjacioni. Një përmbledhje e qasjes strukturore të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri
- Programi i Reformës Ekonomike: Qasja krahasuese midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
- Si të nxisim sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor: 10 çështje për vendimmarrësit
- Zgjidhjet për të ardhmen e Procesit të Berlinit. Vizioni për vitin 2025
EUPH, nëpërmjet projektit synoi ushtrimin e ndikimit mbi ecurinë e procesit nëpërmjet takimeve me aktorët institucionalë lokalë dhe ata ndërkombëtarë. Në bashkëpunim me organizata të tjera partnere janë zhvilluar 2 Forume Rajonale me institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e angazhuar në procesin e integrimit evropian.
- Procesi i Berlinit ‘Në prag të Samitit të Poznan 2019’
- “Zgjerimi Vs. Thellimi: Një Dilemë për Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor?”
Në kuadër të projektit EUPH ka marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan, në Takimin e Beogradit për Planifikim Strategjik të rrjetit See Think Net si dhe në Forumin e Think Tankeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup.Është zhvilluar ‘Dita e Evropës në Auditor me Studentët’, një mënyrë rinore për të intensifikuar në mënyrë cilësore debatin publik për rëndësinë dhe përfshirjen aktive qytetare të të rinjve në proces.