Për më shumë vizibilitet, eficiencë dhe efektivitet: Procesi i Berlinit 2.0

EU Policy Hub në bashkëpunim me Institutin për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, European Fund for the Balkans (EFB), Balkans in Europe Policy Advisory Group (BiEPAG) dhe Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë gjatë konferencës me temë “E ardhmja e Procesit të Berlinit” të zhvilluar paraditen e sotme në Shkup (1.12.2017) promovoi publikimin “Për më shumë vizibilitet, eficiencë dhe efektivitet: Procesi i Berlinit 2.0”.

Në vazhdimësi të procesit që nisi me iniciativën gjermane pas deklaratës së vitit 2014 se BE do të ngadalësojë procesin e zgjerimit, përveç qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen edhe aktorë të tjerë. Që procesi të jetë efektiv duhet të përfshijë parlamentet, organizatat e shoqërisë civile, të rinjtë dhe administratën.

Pjesmarrësit në konferencë theksuan gjithashtu se do të ishte në ndihmë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të zhvilloheshin takime të rregullta përveç samiteve vjetore në kryeqytetet e vendeve të BE, ashtu si edhe rëndëisa e të paturit më shumë vizibilitet të procesit tek publiku.

Dokumenti i shkurtër eksploron modalitetet se si procesi mund të rrisë vizibilitetin, të arrijë më shumë eficiencë dhe të sigurojë efektivitet.

Gjatë prezantimit të dokumentit të shkurtër “Për më shumë vizibilitet, efiçiencë dhe efektivitet: Procesi i Berlinit 2.0