Prezantimi i Manualit për Qytetarët në Rrëshen

EU Policy Hub organizoi pasditen e së premtes (3/11) një takim me të rinj dhe përfaqësues të qeverisë vendore në qytetin e Rrëshenit në kuadër të promovimit të Manualit për Qytetarët “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Blerta Tuci, anëtare e forumit, njohu pjesëmarrësit me ecurinë e bërë nga Shqipëria dhe aktorët kyç në procesin e integrimit Evropian.
Një aspekt tjëter me rëndësi për procesin është jo vetëm kuadri institucional dhe ligjor i BE –së, por dhe kuptimi i nocionit të të qënurit evropian. 

Eksperti Oltion Kadaifçiu bëri një prezantim mbi Identitetin Evropian dhe se çfarë përfaqëson ky projekt në kontekstinin historik dhe kulturor. Ndërsa anëtari tjetër i EU Policy Hub, Besnik Baka, i kushtoi vemendje aspektit social dhe mekanizmave që ofron BE për përfshirje sociale.

Media është konsideruar një aktor i rëndësishëm në informimin rreth procesit të integrimit dhe për këtë arsye u ftua gazetari Artur Nura, i cili ndau me pjesëmarrësit disa metoda se si media mund të përdoret në interes të qytetarit dhe rolin që ajo luan në nxitjen e debatit për integrimin në BE.