1. Projekti ‘Mbështetja për Procesin e Integrimit Europian – Faza III’

Bashkimi Evropian në Shqipëri jep fonde për një gamë të gjerë projektesh dhe programesh që mbulojnë fusha të tilla si: zhvillimi rajonal dhe urban, punësimi dhe përfshirja sociale, bujqësia dhe zhvillimi rural, kërkimi dhe inovacioni.

Sa i njeh publiku këto projekte dhe kush përfiton prej tyre? EU Policy Hub ka ndërmarrë një seri intervistash të cilat kanë për qëllim informimin e publikut mbi projektet e aplikuara nga BE-ja në Shqipëri. Në intervistën e parë me Znj Suela Kusi ju do të keni mundësinë të njiheni me Programin SMEI III – Projekti i Mbështetjes Teknike të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

2. Projekti EURALIUS IV

EU Policy Hub me qëllim prezantimin e Projekteve të Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi një intervistë me z. Yngve Engstrom, Drejtori për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së i cili na njohu me Projektin Euralius IV dhe mbështetjen e BE-së në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ai foli gjithashtu për ligjin e Vettingut dhe rolin që duhet të luajë shoqëria civile në monitorimin e implementimit të reformës në drejtësi. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni intervistën.

3. Projekti “Mbështetje për formulimin, koordinimin dhe implementimin e politikave kundër korrupsionit”

Korrupsioni është një ndër problemet më të mëdha që Shqipëria duhet të adresojë në kuadër të integrimit evropian. Prandaj që prej fundit të vitit 2016 Bashkimi Evropian është duke zbatuar një projekt për formulimin dhe implementimin e politikave kundër korrupsionit. Detlef Kreutzer, Këshilltari Rezident i projektit dhe Lena Andersson, eksperte në politikat kundër korrupsionit, shpjegojnë më konkretisht për punën e tyre në Shqipëri.