Komisioni Evropian më 17 prill 2018 rekomandoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë. Në raportin për 2018, Komisioni Evropian vlerëson se Shqipëria i ka përmbushur të pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave me BE-në (reforma e gjyqësorit dhe administratës publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut).
Në raportet vjetore të Komisioni Evropian ekziston një seksion i veçantë i cili analizon aftësinë e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet e detajuara të anëtarësimit, e strukturuar sipas 33 kapitujve të legjislacionit (acquis) të BE-së. Për çdo kapitull, Komisioni shqyrton situatën e atij viti dhe perspektivën e përafrimit me legjislacionin e BE-së duke vlerësuar përparimin (progresin) e arritur gjatë periudhës raportuese si dhe duke bërë një përmbledhje të nivelit të përgjithshëm të përgatitjeve në atë sektor. Sipas raportit, mund të evidentojmë katër nivele të përparimit: sektori nuk ka përparim, përparimi është i kufizuar, ka përparim dhe rasti kur është arritur përparim i mirë. Ndërkohë që në lidhje me vlerësimin e nivelit të përgjithshëm të përgatitjeve: kapitulli mund të jetë në fazë të hershme, të ketë arritur një farë niveli përgatitjeje, përgatitja mund të jetë e moderuar, ose nivel i përgatitjes është imirë.
Kjo grafikë informuese analizon ecurinë dhe përgatitjen e Shqipërisë për 33 kapitujt sipas vlerësimeve të raportit të fundit 2018 të Komisionit Evropian. Në lidhje me shkallën e përparimit (progresit) vjetor, Shqipëria gjatë vitit 2017, ka pasur për shumicën e sektorëve (30 kapituj) vetëm disa përparime dhe përpjekjet drejt përafrimit me legjislacionin e BE-së janë të kufizuara. Përparim i mirë është arritur vetëm në 2 raste (Kapitulli 11 Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, dhe Kapitulli 23 Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore). Në Kapitullin 2 Liria e Lëvizjes së Punëtorëve, Shqipëria nuk ka pasur asnjë përparim.
Në lidhje me nivelin e përgatitjes së Shqipërisë nëse bisedimet do të hapen këtë vit, Komisioni Evropian vlerëson se 5 kapituj janë në fazë të hershme dhe për Shqipërinë do të jetë shumë e vështirë për t’i përafruar me acquis e BE-së (Kapitulli 2 Liria e Lëvizjes së Punëtorëve, Kapitulli 11 Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, Kapitulli 13 Peshkimi, Kapitulli 25 Shkenca dhe Kërkimi, dhe Kapitulli 28 Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit). Vetëm Kapitulli 31 Politika e Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes vlerësohet si kapitull me një nivel të mirë të përgatitjes dhe i shumë i lehtë për tu përafruar me legjislacionin e BE-së. Të gjithë kapitujt e tjerë (27 kapituj) vlerësohen të kenë arritur vetëm një farë nivel përgatitjeje ose përgatitja është e moderuar ndaj dhe vendit do ti duhen përpjekje shtesë për t’i përafruar me acquis e BE-së pasi vlerësohen si kapituj të vështirë për Shqipërinë.
Forumi “EU Policy Hub” është një organizatë e krijuar me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) – Zyra për Shqipërinë, që synon angazhimin e profesionistëve të rinj në promovimin, […]
19 Nëntor, 2021infoBlogKomentet te “Communicating Europe; A Perspective From Interest Groups on Negotiations” 2021 Janë të Mbyllura
Duke ndjekur ecurinë e procesit të negociatave, e duke dëshmuar përgjigjet negative nga Këshilli i Evropës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duket se entuziazmi për procesin si dhe mbështetja e opinionit publik kanë rënë […]
Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile është një mekanizëm institucional i themeluar me qëllimin për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun e ndërsjelltë ndërsektorial midis qeverisë shqiptare dhe organizatave të shoqërisë civile. Ky institucion përbëhet nga 27 anëtarë, […]