“RI-ACT: Promovo Aktivizmin në Komunitetin tënd Lokal!” është një projekt i zbatuar nga EU Policy Hub në partneritet me Qendrën “Epoka e Re” Fier, i mbështetur nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Projekti ka synuar të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në nivelin vendor, duke rritur ndërgjegjësimin në lidhje me funksionimin e këshillave rinorë. 
Projekti është zbatuar në qarkun e Fierit, si një ndër më të mëdhenjtë në vend, duke përfshirë 6 bashkitë e tij: Fier, Divjakë, Lushnjë, Mallakastër, Roskovec e Patos, ku edhe pse pjesa e të rinjve në popullatë është e konsiderueshme, iniciativat për përfshirjen e tyre duket të jenë të pakta.
Në kuadër të projektit, janë vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me bashkitë e qarkut Fier,  të cilat nëpërmjet nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit janë treguar të gatshme dhe kanë kontribuuar në krijimin e Këshillave Vendorë Rinorë duke kaluar në Këshillin Bashkiak vendimin për fillimin e funksionimit të KVR-ve.
Megjithatë, projekti nuk ka konsistuar vetëm në bashkëpunimin me bashkitë, por dhe në punën me të rinjtë, që është dhe vetë thelbi i projektit. Me anë të fuqizimit të tyre, të rinjtë janë nxitur të adresojnë problematikat kryesore me të cilat ata përballen në vendin ku jetojnë dhe kanë kërkuar të jenë më bashkëpunues me strukturat vendimmarrëse lokale. 

Më poshtë mund të mësoni për disa nga aktivitetet dhe produktet kryesore të projektit:

1. Takim me perfaqësues te Bashkive për ti informuar mbi iniciativen e ndërrmarre për të diskutuar mbi politikat rinore;
Në fillimin e implementimit të projektit, u zhvilluan takime me përfaqësues të gjashtë bashkive të qarkut Fier, përkatësisht në Mallakastër, Patos, Roskovec, Divjakë, Fier dhe Lushnjë. Në secilin prej takimeve të kryera, stafi I projektit pati mundësinë të prezantonte projektin dhe të diskutonte bashkëpunimin me secilin nga institucionet e bashkive me objektivin e nxitjes së frymës rinore. Përpos tematikave të tjera të diskutuara përgjatë këtyre takimeve, ishin dhe largimi I të rinjve, punësimi I tyre dhe nxitja e pjesëmarrjes së tyre në angazhime komunitare.
Përgjatë takimeve gjithashtu u ra dakord mbi firmosjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe gjithashtu dhe për ndarjen e informacionit në lidhje me projektin dhe thirrjet e tij edhe nga stafet e bashkive. Pas tryezave të diskutimit me përfaqësues të bashkive të qarkut Fier, me dakordësinë e tyre u bë e mundur dhe nënshkrimi I memorandumeve të bashkëpunimit të organizatës EU Policy Hub, Epoka e Re si dhe secilës prej bashkive.

2. Përgatitja, Lancimi i 6 thirrjeve sipas bashkive perkatese dhe përzgjedhja e te rinjve për krijimin e Krijimin e Keshillave Rinore;
Të rinjtë u ftuan të ishin pjesëmarrës në projekt nëpërmjet një thirrjeje për aplikime e cila kishte si synim të angazhonte të rinjtë nga gjashtë bashkitë e qarkut Fier.

3. Raport monitorues mbi problematikat rinore ne qarkun Fier
Për përgatitjen e raportit monitories të problematikave rinore në qarkun Fier, u hartua një pyetësor me 20 pyetje të cilat synonin të mblidhnin informacion për tematika të lidhura me rininë; stafi I dedikuar rinisë pranë bashkive, buxheti për rininë, infrastruktura, informacioni mbi Ligjin për Rininë, investimet, papunësia, etj. Pyetësori u promovua në rrjete sociale përmes Google Forms dhe arriti të plotësohet nga 200 persona. Të dhënat e marra nga pyetësori u përdorën për t’u analizuar në kuadër të shkrimit të një raporti studimor, me autor ekspertin për politikave rinore, z. Ergys Gezka.
Raporti studimor “Vlerësim mbi situatën e të rinjve dhe politikat rinore në Qarkun e Fierit” u realizua me qëllimin për të vlerësuar situatën e të rinjve në qarkun Fier dhe të evidentonte problematikat rinore përkatësisht në Bashkitë Fier; Patos; Lushnjë; Mallakastër, Roskovec, Divjakë. Ky raport kishte për qëllim të hulumtonte rreth përfshirjes së të rinjve në politikëbërje për të krijuar bazat për përmirësimin e politikave rinore në nivel Qarku. Të jepte një pamje mbi mirëfunksionimin dhe rolin e Këshillave Vendorë Rinorë sipas legjislacionit dhe të nxirrte rekomandime për institucionet lokale dhe publike.
Gjetjet kryesore të raportit përfshinin:
Papunësia është çështja kryesore shqetësuse në Qarkun Fier e ndjekur nga mungesa e hapësirave rekreative me rreth 30.5% të të anketuarve.”
“84% e të rinjve nuk kanë qenë pjesë e konsultimeve për miratimin e dokumenteve/politikave apo proceseve që i prekin të rinjtë.”
“Të rinjtë përgjithësisht nuk kanë informacion në lidhje me prezencën e një Drejtorie të Rinisë pranë bashkisë ku ata jetojnë.
Të rinjtë nuk janë në dijeni të projekteve me fokus Rininë që bashkitë zbatojnë dhe janë shprehur për një mungesë të investimeve të cilat lidhen me këtë kategori.”
“Rreth 61% e të rinjve pjesë e pyetësorit nuk kanë dëgjuar asnjëherë të flitet për ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”.”
“Të rinjtë, në pjesën më të madhe rreth 79% e tyre, besojnë se ata janë të aftë për të kërkuar llogaridhënie si pjesë e Këshillave Vendorë Rinor mbi nivelin e zbatimit të politikave për të rinjtë në Bashki.


4. Përgatitja e Manualit per aktivizmin e Këshillave Rinor Vendor;
Manuali për Aktivizmin e Këshillave Vendorë Rinorë u përgatit nga stafi I EU Policy Hub, duke u bazuar në legjislacionin aktual për rininë literature me bazë kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat ezaurojnë çështjen e aktivizmit rinor.
Ky Manual ka si qëllim të ndihmojë Bashkitë për të krijuar Këshillin Vendor Rinor (KVR) si institucioni që ka mandatin dhe detyrimin ligjor për t’a formuar këtë strukturë. Manuali i Aktivizmit të Këshillave Vendor Rinor përmban një paketë mjetesh për pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe funksionimin e këshillit rinor vendor, duke garantuar shkëmbimin e përvojave më të mira në fuqizimin e mëtejshëm të qytetarisë aktive.
Ky manual është shkruar për të rinjtë që janë të angazhuar në borde rinore, këshilla rinor, aktivist të cilët synojnë të angazhohen në strukturën e Këshillit Vendor Rinor në bashkinë e tyre. Manuali i shërben administratës publike në nivel vendor që ka përgjegjësinë për ndërtimin dhe funksionimin e KVR-ve. Gjithashtu, ky manual i drejtohet anëtarëve të KVR-ve që përfaqësojnë interesat e të rinjve në nivel vendor dhe do të jenë zëri i tyre pranë organeve vendimmarrëse. Përfitues kryesor nga formalizimi i KVR-ve janë të gjithë të rinjtë, organizatat rinore dhe të gjithë aktorët që kanë interes në fuqizimin e rinisë në nivel vendor dhe qëndror.

Manualin mund ta aksesoni këtu.

5. Akademia e Keshillave Rinore Vendor;
Akademia e Këshillave Vendorë Rinorë u zhvillua në datat 22-26 korrik 2021 në Darëzezë të Fierit, në kuadër të projektit “Ri-Act; Promovo Aktivizmin në Komunitetin Tënd Lokal!”, me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim SDC. Akademia u zhvillua në ambientet e Darëzeza Kamping.
Aktiviteti zgjati pesë ditë, në të cilat pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më mirë me projektin, strukturën e Këshillave Rinorë Vendorë dhe aspekte të tjera të ndërlidhura me tematikën e trajtuar.


6. Organizmi i 6 Town Hall
Nga muaji nëntor 2021 deri në prill 2022, në kuadër të projektit u zhvilluan gjashtë Toën Hall-e në secilën prej bashkive të qarkut Fier. Në secilën prej tyre, të rinj të cilët jetonin në secilën prej bashkive patën mundësinë të ulen në tryeza diskutimi me përfaqësues të lartë të bashkive për të shprehur problematikat të cilat ata I shqetësonin.


7. Zhvillimi i 6 nismave advokimi mbi zbatimin e politikave rinore
Për zhvillimin e nismave të advokacisë, së pari të rinjtë e gjashtë bashkive patën mundësinë të ndiqeshin nga dy mentorë me të cilët diskutuan gjatë në lidhje me angazhimin rinor dhe problematikat të cilat ato identifikonin si më urgjente në lidhje me rininë në komunitetin e tyre. Me ndihmën e mentorëve ata patën mundësinë të dizenjonin fushtata advokacie të cilat targetonin çështje specifike për të cilat ata kërkonin zgjidhje.
Pesë nga grupet e të rinjve të bashkive të ndryshme zgjodhën të shprehnin kërkesat e tyre nëpërmjet videove, ndërkohë që të rinjtë e bashkisë Divjakë zgjodhën ta kryenin nëpërmjet një brochure informuese.
Bashkia Fier
Bashkia Patos
Bashkia Mallakastër
Bashkia Roskovec
Bashkia Lushnjë
Bashkia Divjakë 1 2

8. Fushatë në mediave sociale përmes faqes në facebook kushtuar aktivizmit rinor, përmes statistikave, legjislacionit, analizave dhe materialeve të tjerë të dobishëm dhe gjetjeve të raportit studimor;
Si një ndër komponentët shoqërues të projektit në fjalë, EU Policy Hub ka zhvilluar një fushatë në rrjete sociale dedikuar aktivizmit rinor, duke u fokusuar më tepër në kënvështrimin e angazhimit të të rinjve përmes Këshillave Vendorë Rinorë. Janë krijuar postëra me qëllim informimin e publikut në lidhje me KVR-të, legjislacionin shoqërues, hapave që duhet të ndërmerren për ngritjen e tyre, fushën e punës, etj. Një vëmendje I veçantë I është kushtuar dhe të dhënave të gjetura në raportin studimor “Vlerësim mbi situatën e të rinjve dhe politikat rinore në Qarkun e Fierit”, I cili solli disa gjetje interesante në lidhje me këndvështrimin e të rinjve për problematikat me të cilat ata hasen në përditshmëri.

Këto postera mund të aksesohen lehtësisht në rrjetet sociale të organizatës EU Policy Hub.