
Forumi i Politikave të Integrimit dhe rrjeti SEE Think Net, organizuan në Tiranë aktivitetin e radhës mbi Procesin e Berlinit: ‘Nga Samiti i Londrës në atë të Poznań-it’. Kjo ishte ndalesa e parë për të prezantuar dokumentin e ri të politikave të SEE Think Net mbi Procesin e Berlinit të titulluar “Samiti i 2018-ës i Ballkanit Perëndimor: Tre zgjedhje të rëndësishme nga Samiti i Londrës”.
Aktiviteti u moderua nga Drejtori Ekzekutiv i Forumit, Dorian Jano. Fjalimet hyrëse u mbajtën nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Artemisa Dralo dhe ambasadori i Republikës së Polonisë në Tiranë, Karol Bachura. Gjetjet kryesore të dokumentit të politikave, “Samiti i 2018-ës i Ballkanit Perëndimor: Tre zgjedhje të rëndësishme nga Samiti i Londrës”, u prezantuan nga koordinatori i SEE Think Net dhe hulumtues i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, Zoran Nechev.
Në fjalën e saj të hapjes zëvendësministrja Dralo theksoi jo vetëm angazhimin e qeverisë shqiptare ndaj katër shtyllave kryesore të bashkëpunimit rajonal (tregtia, investimet, mobiliteti dhe axhenda dixhitale), por gjithashtu theksoi disa nga arritjet kryesore të arritura deri tani. Më shumë se angazhimi politik, është operacionalizimi i iniciativave të caktuara të cilat kanë sjellë rezultate konkrete. Nxitja e integrimit të mëtejshëm të tregtisë ka si qëllim të fundit përmirësimin e atraktivitetin e rajonit për biznesin e huaj dhe atë rajonal, ku kohët e fundit tregtia me vendet e rajonit është rritur. Këtë vit, Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët mbi Axhendën Rajonale të Reformës së Investimeve (RIRA) duke krijuar një hapësirë rajonale dinamike për investime. Marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale në sektorë me interes të ndërsjellë do të lehtësojnë lëvizjen rajonale të fuqisë punëtore të kualifikuar. Për më tepër, Shqipëria po përparon në kalimin nga transmetimi analog në atë dixhital, dhe tani synimi është të koordinojë politikat në çështjet digjitale për një agjendë rajonale transmetimi, duke imituar tregun evropian dixhital të unifikuar.
Ambasadori Bachura, paraqiti arritjet e Procesit të Berlinit nga këndvështrimi i Polonisë si dhe parashtroi disa nga idetë dhe prioritetet e deritanishme të Samitit të Poznańit. Procesi i Berlinit duhet të vlerësohet jo vetëm për angazhimin shtesë politik që i jep procesit të integrimit evropian, por kryesisht për rezultatet e tij të prekshme. Për shembull, politikat e roaming drejt një rajoni pa tarifa roaming duhet të jetë po aq e rëndësishme sa liberalizimi i vizave për Ballkanin Perëndimor. Rëndësia që qeveria polake i kushton Samitit të Poznań, manifestohet në përfshirjen e partnerëve nga Ballkani për të vendosur pritshmëritë dhe propozimet e tyre të cilat duhet të përfshihen në programin e samitit, në takimet e nivelit të lartë në këtë fazë të hershme për të diskutuar dhe parashtruar prioritetet që qeveria polake synon të përqendrohet, si dhe emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm si koordinator kombëtar i samitit. Takimi i ardhshëm në Poloni do të ruajë momentumin e procesit dhe do të rrisë vizibilitetin politike të rajonit në një periudhë kur do të mbahen zgjedhjet evropiane dhe do të formohet Komisioni i ri Evropian, ky samit është një sinjal i fortë do t’u dërgohet institucioneve të reja të BE . Për më tepër, presidenca e një vendi të Evropës Qendrore Lindore është një vlerë e shtuar për Ballkanin Perëndimor, pasi këto vende kanë përjetuar më parë procesin e anëtarësimit në BE dhe për më tepër ata mund të ndajnë eksperiencën e Visegradin 4 si një model për bashkëpunimin e suksesshëm rajonal. Risi e Samitit të Poznań do të jetë dimensioni kulturor në axhendën e presidencës polake, për të nxitur lidhjen kulturore midis vendeve të rajonit. Për sa i përket sigurisë, ende duhet të vendoset formati i angazhimeve dhe nëse takimi do të jetë në nivel ministror.
Zoran Nechev paraqiti pikat kryesore të dokumentit të politikave, duke dhënë një pasqyrë të asaj që ndodhi në Londër dhe cilat janë disa momente kryesore të këtij Samiti. Diskutimi i tij u përqendrua në çështjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe midis shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve të tyre të BE, lënia në hije e prioriteteve të Ballkanit Perëndimor dhe strategjinë e angazhimit të Britanisë post-BREXIT-it në rajon si vëmendja kryesore e axhendës së Samitit të Londrës. Lexoni të plotë dokumentin e politikave.
Diskutimi me audiencën pasoi prezantimet e panelit, duke treguar rolin kyç të rinisë dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) që duhet të luajë brenda Procesit të Berlinit, rëndësinë e bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe përfshirjen e anëtarëve të parlamentit në Procesi i Berlinit.