
“Bashkimi Europian nuk është një klub privat për politikanët, por një bashkim i qytetarëve”, deklaronte një vit më parë Raporteri Knut Fleckenstein në një intervistë për EU Policy Hub.
Procesi i integrimit në Bashkimin Europain është kryesisht teknik/politik, prandaj edhe aspekti socio-kulturor merr pak vëmendje në debatin publik, por rëndësia është po e njëjtë.
Në ketë prizëm nga anëtarëve të EU Policy Hub i’u lindi ideja që përveç angazhimeve në aspektet teknike (fushat ku vepron EUPH mund t’i gjeni këtu) të procesit të përfshinin edhe fushën kulturore me anë të nismës “Atelier Europe – Tirana”.
Procesi i integrimit në BE nuk është vetëm mbi angazhimin politik institucional por është i nevojshëm ndërgjegjësimi dhe angazhimi qytetar në çdo sektor që preket nga reformini në kuadër të integrimit në Europian.
Jemi të bindur që industria krijuese e kulturës është nga një nga “terrenet” më pak të eksploruar nga Shqipëria e cila mund të sjellë shumë të ardhura dhe vende pune për të rinjtë, të denjë për t’u quajtur “digital natives”.
Për të gjitha këto arsye, “Atelier Europe – Tirana” dëshiron të (bashkë) organizojë, presë dhe të realizojë debate publike, ndërgjegjësimin dhe rritjen e kapaciteteve për artistët dhe operatorët e kulturës për shkrimin e projekteve dhe përfitimin e fondeve, evente shoqërore-kulturore dhe ekspozita të artit që kanë në vëmendje vlerat europiane. Gjithashtu, dëshirojmë të advokojmë këtë proces te aktorët e përfshirë në kuadër të përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së.
Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjithë aktorët e interesuar në mënyrë që të krijojmë platforma të dialogut dhe të udhëheqim një debat të frytshëm mbi atë që Bashkimi Evropian do t’u thotë qytetarëve dhe si të arrihet objektivi kombëtar përmes reformave transformuese në të gjitha fushat përkatëse të politikave, përfshirë atë të kulturës.
Në kuadër të nismës “Atelier Europe – Tirana” janë realizuar evente me tematika të ndryshme pothuajse çdo muaj ku kanë marrë pjesë kryesisht të rinj por edhe grup-mosha të tjera. Aktivitetet mund të konsultohen duke klikuar këtu.
Si është pritur “Atelier Europe – Tirana”?
Eventet e realizuara dhe mbështetura nga “Atelier Europe – Tirana” kanë qënë të fushave të ndryshme si: kinemaja, muzika, poezia apo të ndërlidhura mes tyre si poezi-muzike apo art-kinema.
Gjatë realizimit të eventeve kanë marrë pjesë mesatarisht 30 persona dhe për secilin event është ftuar të paktën një artist apo ekspert/artist për të diskutuar në lidhje me temën e përzgjedhur.
Ajo që mund të themi në këtë pike është se disa nga eventet janë propozuar nga vetë komunitetet që kanë nevojë për më shumë akses dhe mbështetje për realizimin e ideve të tyre.
Gjithashtu, edhe artistët kanë shprehur interes për mundësi bashkëpunimi dhe rritje kapacitetesh për të kontribuar me punët e tyre në skenën e artit shqiptar dhe mundësi për të krijuar rrjete bashkëpunimi në nivel rajonal dhe europian. Jemi të bindur që kjo nismë edhe pse tepër modeste, mund të shërbejë si “Culture Hub” për të pritur dhe promovuar artistë të rinj dhe ide të reja arti, rritjen e kapaciteteve të tyre dhe stimulimit të bashkëpunimit me partnerë të tjerë nga rajoni dhe BE.
Le të nisemi nga këtu për vitin 2018 duke falenderuar të gjithë ato që kanë qënë me ne në këtë rrugëtim.
Gëzuar festat.