Atelier Europe – Tirana

Foto nga shfaqja e filmit "Comizi d'Amore" të Pier Paolo Pasolini-t dhe bisedës me z. Orest Zeneli, studies i kinematografisë evropiane.
Nga shfaqja e filmit "Comizi d'Amore" të Pier Paolo Pasolini-t dhe bisedës me z. Orest Zeneli, studies i kinematografisë evropiane. Foto: EUPH

EU Policy Hub (EUPH) në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Tulla dhe me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Friedrich Ebert Stiftung – Zyra Tiranë po zbaton iniciativën “Atelier Europe – Tirana”.

“Atelier Europe – Tirana” synon të rrisë mirëkuptimin dhe promovimin e vlerave themelore evropiane në Shqipëri, në funksion të procesit të integrimit të vendit në BE.

Kjo është një iniciativë gjithëpërfshirëse, e cila do të zhvillohet çdo muaj. Ka një karakter shumëdimensional, duke organizuar ngjarje të ndryshme, siç janë debatet e hapura, ngjarjet socio-kulturore, ekspozitat e arteve dhe shfaqjet e filmave.

Ndërsa Shqipëria duhet të lëvizë përpara procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ne besojmë se është e rëndësishme të flasim dhe të komunikojmë me bashkëmoshatarët për Bashkimin Evropian, vlerat dhe normat e tij, sfidat përpara dhe si të përmirësojmë më tej axhendën e reformave.

BE nuk është vetëm mbi marrëveshjet politike dhe politikanët: janë gjithashtu vlerat e përbashkëta, objektivat dhe vizioni se si të sjellim prosperitet dhe rritje në të cilësisë së jetës së qytetarëve. Për të gjitha këto arsye, “Atelier Europe – Tirana” dëshiron të organizojë, (bashkë) të presë dhe të realizojë debatet publike, ngjarjet shoqëroro-kulturore dhe ekspozitën e artit që kanë në vëmendje vlerat evropiane.

Ne besojmë se nuk ka moment të duhur dhe prandaj jemi të etur të bashkëpunojmë me të gjithë aktorët e interesuar në mënyrë që të krijojmë platforma të dialogut dhe të udhëheqim një debat të frytshëm mbi atë që Bashkimi Evropian do t’u thotë qytetarëve dhe si të arrihet objektivi kombëtar përmes reformave transformuese në të gjitha fushat përkatëse të politikave.

Aktivitetet e organizuara nga EU Policy Hub në kuadër të “Atelier Europe – Tirana” janë:

10 Dhjetor 2016: shfaqja e filmit “Transit Havana” në Hemingway Bar Tiranë, si pjesë e festivalit filmik “Movies that matter”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut;

29 Dhjetor 2016: koncert jazz me prezencën e kuartetit “Lori Miho” në Tulla Center. Qëllimi i eventit ishte që të kontribuojë drejtpërdrejt dhe të mbështesë të rinjtë e grupit “ATA” dhe Qendrën e tyre në Kamëz duke mbledhur libra për bibliotekën e tyre. Kontributi i Pjesëmarrësit ndihmuan aktivistët nga Kamza të mbledhnin rreth 100 libra për bibliotekën e tyre;

19 Prill 2017: shfaqja e filmit “Hijet” (Shadows) në Tulla Center me regjizorin e ri Jotti Ejlli. Qëllimi i kësaj shfaqjeje të filmit ishte të mbështeste prodhimet kinematografike të artistit të ri shqiptar dhe të diskutonte me publikun;

23 Maj 2017: shfaqja e doku-filmit “Comizi d’Amore” të Pier Paolo Pasolini-t në Destil Hostel. Qëllimi i shfaqjes ishte diskutimi me publikun dhe ekspertin i kinemasë z. Orest Zeneli mbi aspektet sociale, antropologjike dhe kulturore të filmit të drejtuar nga Pasolini. Filmi trajton gjithashtu aspektet e të drejtave të njeriut dhe çështjet gjinore, të cilat u diskutuan pozitivisht pas filmit.