EU Policy Hub (EUPH) në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Tulla dhe me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Friedrich Ebert Stiftung – Zyra Tiranë po zbaton iniciativën “Atelier Europe – Tirana”.

“Atelier Europe – Tirana” synon të rrisë mirëkuptimin dhe promovimin e vlerave themelore evropiane në Shqipëri, në funksion të procesit të integrimit të vendit në BE.

Kjo është një iniciativë gjithëpërfshirëse, e cila do të zhvillohet çdo muaj. Ka një karakter shumëdimensional, duke organizuar ngjarje të ndryshme, siç janë debatet e hapura, ngjarjet socio-kulturore, ekspozitat e arteve dhe shfaqjet e filmave.

Ndërsa Shqipëria duhet të lëvizë përpara procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ne besojmë se është e rëndësishme të flasim dhe të komunikojmë me bashkëmoshatarët për Bashkimin Evropian, vlerat dhe normat e tij, sfidat përpara dhe si të përmirësojmë më tej axhendën e reformave.

BE nuk është vetëm mbi marrëveshjet politike dhe politikanët: janë gjithashtu vlerat e përbashkëta, objektivat dhe vizioni se si të sjellim prosperitet dhe rritje në të cilësisë së jetës së qytetarëve. Për të gjitha këto arsye, “Atelier Europe – Tirana” dëshiron të organizojë, (bashkë) të presë dhe të realizojë debatet publike, ngjarjet shoqëroro-kulturore dhe ekspozitën e artit që kanë në vëmendje vlerat evropiane.

Ne besojmë se nuk ka moment të duhur dhe prandaj jemi të etur të bashkëpunojmë me të gjithë aktorët e interesuar në mënyrë që të krijojmë platforma të dialogut dhe të udhëheqim një debat të frytshëm mbi atë që Bashkimi Evropian do t’u thotë qytetarëve dhe si të arrihet objektivi kombëtar përmes reformave transformuese në të gjitha fushat përkatëse të politikave.

Aktivitetet e organizuara nga EU Policy Hub në kuadër të “Atelier Europe – Tirana” janë:

– 10 Dhjetor 2016: shfaqja e filmit “Transit Havana” në Hemingway Bar Tiranë, si pjesë e festivalit filmik “Movies that matter”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut;

– 29 Dhjetor 2016: koncert jazz me prezencën e kuartetit “Lori Miho” në Tulla Center. Qëllimi i eventit ishte që të kontribuojë drejtpërdrejt dhe të mbështesë të rinjtë e grupit “ATA” dhe Qendrën e tyre në Kamëz duke mbledhur libra për bibliotekën e tyre. Kontributi i Pjesëmarrësit ndihmuan aktivistët nga Kamza të mbledhnin rreth 100 libra për bibliotekën e tyre;

– 19 Prill 2017: shfaqja e filmit “Hijet” (Shadows) në Tulla Center me regjizorin e ri Jotti Ejlli. Qëllimi i kësaj shfaqjeje të filmit ishte të mbështeste prodhimet kinematografike të artistit të ri shqiptar dhe të diskutonte me publikun;

– 23 Maj 2017: shfaqja e doku-filmit “Comizi d’Amore” të Pier Paolo Pasolini-t në Destil Hostel. Qëllimi i shfaqjes ishte diskutimi me publikun dhe ekspertin i kinemasë z. Orest Zeneli mbi aspektet sociale, antropologjike dhe kulturore të filmit të drejtuar nga Pasolini. Filmi trajton gjithashtu aspektet e të drejtave të njeriut dhe çështjet gjinore, të cilat u diskutuan pozitivisht pas filmit.

– 08 Korrik 2017: “Comizi sull’Arte e sul Femminismo” është një event i realizuar në bashkëpunim me Qendrën rinore “ATA” në Kamëz. Ky event, i ndarë në dy pjesë ku pjesa e pare ishte e diskutimi i rolit të femrës në Art ku të ftuar në një diskutim ishin të pranishme gazetarja Mira Tuci për rolin e medias në krijimin e stereotipeve gjinore; piktorja Meri File e cila diskutoi me të pranishmit tiparet e femrës në punët e saj dhe kritikat që mbartin; aktivistja Diana Malaj për “Femart”, nje shfaqje teatrale e realizuar nga një grup i ri vajzash e cila nxjerr në pah kushtet e vështira të punës që përjetojnë femrat sot. Në pjesën e dytë të eventit të pranishmit paten mundësinë të shikojnë filmin “Comizi d’Amore” të Pier Paolo Pasolinit dhe diskutimin që pasoi me të ftuar kino-studiuesin Orest Zeneli.   

– 29 Shtator 2017: Paper ‘n’ Sound – Live. Në mbështetje të artistëve/aktivistëve të rinj që operojnë në fushën e kulturës, “Atelier Europe – Tirana” mundësoi realizimin e një mbrëmje ku ishin të ndërlidhura poezia dhe muzika. Paper ‘n’ Sound është emsioni që ndërthur poezinë dhe muzikën në një krijim të vetëm, duke i sjellë ato në një format të veçantë radiofonik nga Diana Malaj dhe Altin Sulaj. Për here të pare live pranë Destil Hostel të pranishmit paten mundësinë të shijojnë poezitë aq të bukura të përzgjedhura nga Diana nën tingujt e muzikës kuruar nga Altini.

– 21 Tetor 2017: Koncert muzikor në mbështetje të fëmijëve Rom me qëllim mundësimin e disa të ardhurave për blerjen e medikamenteve shëndetësore dhe veshje për fëmijët. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Qendrën “Muzika e të rinjve” e cila është angazhuar drejtpëdrejtë në edukimin e fëmijeve të këtij komuniteti nëpërmjet muzikës. Qëllimi kryesor është mbështetja dhe kthimi i këtyre të rinjve në bankat e shkollës. Në këtë drejtim, Qendra “Muzika e te rinjve” nën drejtimin e muzikantit Vitmar Basha, është angazhuar drejtpërdrejtë në edukimin e fëmijëve nga komuniteti Rom të grupmoshës 8-18 vjeç, të ardhur nga zonat periferike të Tiranës, kanë mësuar instrumente muzikore si bateri, kitarë, bass dhe violinë.

Gjatë diskutimit pas shfaqjes së filmit Hije me regjisor Jotti Ejlli. Foto: EUPH
Gjatë diskutimit pas shfaqjes së filmit Hije me regjisor Jotti Ejlli. Foto: EUPH
Foto nga shfaqja e filmit "Comizi d'Amore" të Pier Paolo Pasolini-t dhe bisedës me z. Orest Zeneli, studies i kinematografisë evropiane.
Nga shfaqja e filmit “Comizi d’Amore” të Pier Paolo Pasolini-t dhe bisedës me z. Orest Zeneli, studies i kinematografisë evropiane. Foto: EUPH