EU POLICY HUB vizitë studimore në Bruksel

Anëtarët e Forumit të Politikave të Integrimit zhvilluan një vizitë studimore në Bruksel më 28-30 nëntor 2016, me qëllim informimin e deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të BE-së dhe përditësimin mbi nismat e ndërmarra në nivel kombëtar, sëbashku me ndarjen e njohurive të bazuara në fakte për përspektivën dhe sfidat e vendit në hapjen e negociatave për antarësim.

 

Intervistë ekskluzive e EU Policy Hub me Raporterin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein

“Bashkimi Europian nuk është një klub privat për politikanët, por një bashkim për qytetarët.” Kështu deklaroi Raporteri për Shqipërinë, Kunt Fleckenstein, në një intervistë ekskluzive për EU Policy Hub vetëm pak minuta përpara se të mbante fjalimin e tij në Komitetin e Puneve të Jashtme të Parlamentit Evropian ku u diskutua draft raporti i parë për Shqipërinë. Në linkun e mëposhtëm do të keni mundësi të ndiqni intervistën e plotë.

Nisma “Të njohim projektet e Bashkimit Europian në Shqipëri”

1. Projekti ‘Mbështetja për Procesin e Integrimit Europian – Faza III’

Bashkimi Evropian në Shqipëri jep fonde për një gamë të gjerë projektesh dhe programesh që mbulojnë fusha të tilla si: zhvillimi rajonal dhe urban, punësimi dhe përfshirja sociale, bujqësia dhe zhvillimi rural, kërkimi dhe inovacioni.

Sa i njeh publiku këto projekte dhe kush përfiton prej tyre? EU Policy Hub ka ndërmarrë një seri intervistash të cilat kanë për qëllim informimin e publikut mbi projektet e aplikuara nga BE-ja në Shqipëri. Në intervistën e parë me Znj Suela Kusi ju do të keni mundësinë të njiheni me Programin SMEI III – Projekti i Mbështetjes Teknike të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

2. Projekti EURALIUS IV

EU Policy Hub me qëllim prezantimin e Projekteve të Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi një intervistë me z. Yngve Engstrom, Drejtori për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së i cili na njohu me Projektin Euralius IV dhe mbështetjen e BE-së në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ai foli gjithashtu për ligjin e Vettingut dhe rolin që duhet të luajë shoqëria civile në monitorimin e implementimit të reformës në drejtësi. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni intervistën.

 

Europa ëndrra ime! 

Shumë të rinj shqiptarë duan që vendi ynë të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Por sa e njohin ata BE-në? Këto video të shkurtra, e përgatitur nga anëtarët EUPH, tregojnë se sa të vetëdijshëm janë të rinjtë shqiptarë rreth Evropës

  1. Kamëz

  2. Rrogozhinë

  3. Lezhë