
Baisa Stefa – Tetor 2018
Zona Ekonomike Rajonale (REA) u prezantua gjatë Samitit të Triestes në 2017, në kuadër të procesit të Berlinit. Që prej fillimit, REA rezultoi të jetë iniciativa rajonale më dinamike, e cila sjellë së bashku 6 vendet anëtare të BE-së dhe 6 vendet kandidate dhe potencial kandidate nga Ballkani Perëndimor (BP6) , duke ofruar një impuls të ri në perspektivën e zgjerimit të BE-së në të gjithë rajonin. Pesë takimet diplomatike të nivelit të lartë, të organizuara në kuadër të procesit të Berlinit, rezultuan të jenë një mekanizëm efektiv për të mbajtur ritmin e zgjerimit të BE-së nw Balkanin Perëndimor, duke siguruar rezultate të prekshme që mbështesin këto vende të përshtatet me standardet e BE-së.