ZONA EKONOMIKE RAJONALE: NGA KONCEPTUALIZIMI TEK ZBATIMI

Zona Ekonomike Rajonale (REA) u prezantua gjatë Samitit të Triestes në 2017, në kuadër të procesit të Berlinit. Që prej fillimit, REA rezultoi të jetë iniciativa rajonale më dinamike, e cila sjellë së bashku 6 vendet anëtare të BE-së dhe 6 vendet kandidate dhe potencial kandidate nga Ballkani Perëndimor (BP6), duke ofruar një impuls të ri në perspektivën e zgjerimit të BE-së në të gjithë rajonin. Pesë takimet diplomatike të nivelit të lartë, të organizuara në kuadër të procesit të Berlinit, rezultuan të jenë një mekanizëm efektiv për të mbajtur ritmin e zgjerimit të BE-së nw Balkanin Perëndimor, duke siguruar rezultate të prekshme që mbështesin këto vende të përshtatet me standardet e BE-së.

Qëllimi kryesor i procesit të Berlinit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor midis njëri-tjetrit, si dhe integrimi i tyre në BEpërmes zhvillimit të Axhendës së Konektivitetit/Ndërlidhjes(CA). Kjo axhendë përbëhet nga projekte komplekse në fushën e infrastrukturës energjitike, transportit si dhe investimeve për të lidhur vendet e Ballkanit Perëndimor me rrjetin kryesor të transportit evropian. Elementet e konektivitetit dhe bashkëpunimit rajonal kanë qenë gjithmonë prezente në strategjitë e zgjerimit pasi ato përbëjnë bazën e Procesit të Stabilizim-Asociimit (SAP). Një vëmendje të veçantë, këtyre elementëve iu kushtua sidomos në Strategjinë e Zgjerimit të vitit 2018, kur REA përmendet në mënyrë eksplicite. Historia ka treguar se Komisioni Evropian (KE) ka demonstruar në mënyrë të përsëritur mbështetjen e saj për strukturat dhe iniciativat me pronësi dhe drejtim rajona. Por vlera e shtuar e procesit të Berlinit konsiston në faktin që konektiviteti/ndwrlidhja dhe bashkëpunimi rajonal kanë marrë rëndësisë strategjike, duke u shndërruar nga instrumente në shërbim të Kritereve të Kopenhagenit ose qëllimeve të axhendës së Selanikut, në  qëllime per se. Në thelb, siç është përmendur edhe në strategjinë e zgjerimit të këtij viti, konektiviteti dhe bashkëpunimi rajonal janë de facto parakusht për pranimin në BE.

Shkarko këtu studimin e plotë në Shqip: ZONA EKONOMIKE RAJONALE: NGA KONCEPTUALIZIMI TEK ZBATIMI
policy brief REA 2018 shq