Çfarë të rejash sjell procesi Integrimit Evropian në çështjet e demokracisë vendore?

Nga viti 2014 Qeveria Shqiptare pozbaton Reformën Administrative-Territoriale paralelisht me Reformën eDecentralizimit duke reduktuar numrin e bashkive nga 378 në 61 por duke ideleguar atyre kompetenca më të mëdha. Mbledhja e dobët e të ardhurave në nivel vendor dhe buxheti i ulët i transferuar nga buxheti qendror vazhdon të shoqërojë kapacitetet e dobëta të bashkive për të ofruar shërbime cilësore. Donatorë të ndryshëm, kryesisht Bashkimi Evropian, janë të vendosur për të mbështetur qeverisjen vendore për të përballuar sfidat sipas realitetit të riinstitucional të Shqipërisë.

Tranzicioni i Shqipërisë drejt demokracisë dhe drejt një ekonomi tregu ka qenë e turbullt. Edhe pas 28 viteve tranzicion, gjendja e demokracisë është e pasigurt si në nivel kombëtar dhe nënivel lokal. Akoma ekziston një politizim i rëndësishëm i institucionevepublike dhe ka një tendencë për centralizimin e pushteteve në duart e ekzekutivit. Zbatimi i dobët i mekanizmave për të kërkuar llogari ndaj institucionevedhe mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe jo të aftë për të dhënë drejtësi, ka një ndikim të konsiderueshëm në jetën e pothuajse çdo qytetari. Në nivel lokal, këto mangësi të demokracisë janë akoma më të theksuara. Kjo është veçanërisht problematike, pasi në nivel vendor qytetarët janë më afër me institucionet publike dhe aty mungesa e rezultateve në qeverisje ndikon më shumë në jetën etyre.

Sipas statistikave të qeverisë, tëardhurat e qeverisë vendore për tremujorin e parë të vitit 2017 ishin 43% më të larta se në 2016, ndërsa shpenzimet e qeverisjes vendore u rritën me 70%. Ky çekuilibër ishte pjesërisht për shkak të rritjes së personelit dhe shpenzimeve operacionale, të cilat u rritën me 25% dhe 52% respektivisht për tremujorin eparë të vitit 2017, në krahasim me vitin 2016.

Pas reformave me qeverisjen vendore shpresohej se bashkëpunimi i qeverisë vendore me shoqërinë civile dhe qytetarët do të përmirësohej, megjithatë bashkëpunimi mbetet i kufizuar si për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe vullnetit për të hartuar politika publike me pjesmarrje dhe konsensus publik.

Çfarë të rejash sjell procesi Integrimit Evropian në çështjet e demokracisë vendore?

19 Dhjetor 2018, Ura Vajgurore

Forumi i Politikave të Integrimit në bashkëpunim me Shtëpinë e Evropës, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, zhvilloj një tryezë diskutimi në Bashkinë e Urës Vajgurore rreth mundësive dhe detyrimeve që lindin nga procesi Integrimit Evropian në fushën e demokracisë vendore, duke u përqëndruar në sfidat e zbatimit në nivel vendor në territorin e Bashkisë Ura Vajgurore. 

Në këtë takim ishin të pranishëm anëtarë të Forumit të Politikave të Integrimit, si edhe përfaqësues të dy organizatave të tjera të shoqërisë civile, aktive në fushën e mbështetjes së të rinjve: Liburnetik dhe Grupi ATA Kamëz.

Në këtë takim, u diskutua me të rinjtë e Urës Vajgurore mbi kontekstin në të cilin ndodhet Shqipëria në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe sfidat kryesore me të cilat përballet qeverisja vendore në këtë kontekst. Duke prezantuar dhe ftuar të rinjtë të konsultonin Manualin për Qytetarët “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE”, diskutimi u zhvillua rreth argumentit se integrimi në BE nuk është një proces i lidhur ekskluzivisht me pushtetin, por një rrugëtim transformues që përfshin të gjithë shoqërinë. Në këtë kuadër, rol të rëndësishëm ka bashkëveprimi mes të zgjedhurve vendor dhe qytetarëve. Si pjesa më aktive e shoqërisë, të rinjtë kanë një rol katalitik në këtë drejtim.

Thellimi i reformës së decentralizimit bart me vete mundësi për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në qeverisjen vendore dhe vendimmarrje, ashtu sikurse edhe legjislacioni mbi informimin dhe konsultimin publik mund dhe duhet të përdoret nga të rinjtë për të rritur llogaridhënien dhe transparencën e qeverive vendore. Këto të fundit luajnë një rol jo pak të rëndësishëm në axhendën e integrimit të vendit.

Në këtë mënyrë, u shtjelluan shkurtimisht detyrimet që bashkitë duhet të përmbushin në kuadër të kriterit politik në drejtim të demokracisë, zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Me rëndësi në këtë drejtim konsiderohet rritja e kapaciteteve njerëzore të qeverisjes vendore, llogaridhënia, transparenca, pjesëmarrja në vendimmarrje dhe bashkëveprimi me shoqërinë civile. Në kuadër të zbatimit të ligjit u theksua fuqizimi i mekanizmave për konfliktin e interesit dhe masave kundër korrupsionit të nivel lokal. Edhe në kuadër të kapitujve të acquis, bashkitë luajnë një rol domethënës për secilin prej tyre, duke konsideruar funksionet e tyre te reja apo të deleguara nga pushteti qendror. Me rëndësi në këtë drejtim u theksua bujqësia dhe siguria ushqimore, transporti dhe siguria e rrugëve, taksat dhe tarifat vendore, mjedisi dhe mbrojtja sociale e punësimi.

Politika rajonale e BE, e njohur ndryshe si politika e kohezionit, sot përbën 1/3 e buxhetit të BE dhe ka për qëllim rritjen e zhvillimit dhe konkurrueshmërisë mes rajoneve. Është pikërisht ky realiteti drejt të cilit edhe bashkitë e Shqipërisë do të duhet të projektohen, të angazhohen për të stimuluar klimën e biznesit dhe ofrimin e shërbimeve për mbështetje të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në këtë drejtim, Bashkia Ura Vajgurore me potencialin për zhvillimin e bujqësisë dhe agropërpunimit është e pajisur me mundësi reale për të kontribuar në konsolidimin ekonomik të rajonit. Gjatë takimit u diskutua edhe sfida e lidhur me rritjen e kapaciteteve të bashkive për të përthithur asistence dhe mbështetje nga instrumente dhe programe të shumtë të financuar nga BE në nivel rajonal, dypalësh dhe tematik, si programet e bashkëpunimit ndërkufitar, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, etj. Me të rinjtë e pranishëm u cekën edhe programe tematike me interes për ta si Europe for Citizens, Creative Europe, etj.

Interesi i treguar nga pjesëmarrësit u reflektua nga pyetjet e ardhura prej tyre, të lidhura me mundësitë për aktivizimin dhe punësimin e të rinjve, por edhe kurioziteti sa i përket një perspektive të qartë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Aktiviteti evidentoi njëherësh nevojën për informim dhe njohuri mbi procesin, aktorët dhe rolet në integrimin e Shqipërisë në BE dhe aktivizimin më të shpeshtë të të rinjve në veprimtari kulturore dhe edukative me qëllim forcimin e vlerave të qytetarisë aktive.

Gjatë aktivitetit u inagurua fillimi i ekspozitës së hapur me foto nga të rinjtë e Urës Vajgurore mbi gjendjen sociale dhe kulturore të qytetit dhe zonave përreth ku evidentohen përmirësime të jetës kulturore. Fotot do të jenë të shkrepura nga aktivistët të cilët tregojnë gjendjen aktuale të qytetit dhe njësive administrative dhe ekspozitë me të rinj të cilët do të ftohen të krijojnë punimet e tyre me temën “Çfarë është dekoracia dhe qeverisja vendore?” me qëllim ndërgjegjësimin e tyre mbi tema specifike si ndotja e mjedisit, përfshirja sociale dhe ofrimin eshërbimeve publike.