Komunikimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

EU Policy HUB me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung, zyra e Tiranës, është angazhuar në zbatimin e projektit “Komunikimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e qytetarëve, studiuesve dhe institucioneve në procesin e negocimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, pas vendimit të marsit të kaluar nga Këshillit të BE-së, duke i dhënë dritën jeshile fillimit të negociatave për anëtarësim.

EUPH po organizon një seri bisedash në Zoom, që synojnë rigjallërimin e debatit publik rreth këtij procesi jetik për vendin dhe sjelljen e reflektimeve prej ekspertësh, kërkuesisht, politikbërësish, gazetarësh e qytetarësh nga Shqipëria dhe vende të BE-së.

Në bisedën tonë të tretë, e cila u mbajt ditën e enjte më 24 Shtator 2020, në orën 10:00, e ftuar ishte Znj. Isabel Santos, Raportuese e Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila ishte protagoniste në bisedën e zhvilluar on-line me aktivistë e profesionistë të procesit të integrimit europian në Shqipëri. Zonja Santos mbështeti e inkurajoi përparimet në procesin e integrimit ndërkohë që tregoi se kërkesat janë të larta dhe shpesh të panegociueshme. Ajo përcolli edhe optimizmin e institucionit që përfaqëson dhe bindjeve të veta politike për zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Zonja Santos informoi mbi vlerësime e qëndrime të institucioneve europiane.

Zonja Stine Klapper, drejtore e zyrës së Tiranës në Fondacionin Friedrich Ebert, i cili mbështet financiarisht dhe lehtëson zbatimin e projektit “Komunikimi i negociatave të Shqipërisë me BE-në,” hapi takimin duke ushqyer bindjen se, me angazhim dhe besim, ndryshimi mund të afrohet.

Takimi zgjoi interes dhe pati një grupi të madh pjesmarrësish që u interesua për një larmi tematikash. Aktiviteti i organizuar nga EU policy Hub u moderua nga gazetari Lutfi Dervishi.




Takimet e mëhershme:

7 Maj 2020 – Znj. Stine Klapper, Drejtoreshë e Friedrich Ebert Stiftung – zyra e Tiranës, me të cilën diskutuam për “Dimensionin Social të zgjerimit”
http://www.eupolicyhub.eu/dimensionet-sociale-te-zgjerimit-te-be-se-nje-takim-me-znj-stine-klapper-drejtoreshe-e-friedrich-ebert-stiftung-tirana/

28 Maj 2020 – Znj. Fjoralba Caka, zëvendësministre e Drejtësisë me të cilën diskutuam për “Rëndësinë e Reformës në Drejtësi në procesin e negociatave”
http://www.eupolicyhub.eu/rendesia-e-reformes-ne-drejtesi-ne-negociatat-me-be-ne-nje-takim-me-znj-fjoralba-caka-zv-ministre-e-drejtesise/


13 qershor 2020 – Z. Sokol Dedja, Zv. Ministrin e Ministrisë për Evropën e Punët e Jashtme, me të cilin diskutuam për “Negociatat për anëtarësimin në BE dhe sfidat e Shqipërisë”
http://www.eupolicyhub.eu/negociatat-per-anetaresimin-ne-be-dhe-sfidat-e-shqiperise-nje-takim-me-z-sokol-dedja-zv-ministrin-e-ministrise-per-evropen-e-punet-e-jashtme/?fbclid=IwAR0gLb0itw0J4GzQ30h4eGGLpBMiHLvyuj5INu_Nk734ZcF97geobz7ldBs
2 Korrik 2020 – z. Alban Zusi, President i Shoqatës “Industrialistët Ushqimorë”, me të cilin diskutuam për “Sfidat gjatë procesit të integrimit për industritë prodhuese shqiptare”