Dita e Europës, në auditor me studentët

9 Maj 2019, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Në kuader të 9 Majit, Ditës së Europës, Forumi i Politikave të Integrimit në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale organizoi një diskutim në auditor lidhur me prespektivën europiane të Shqipërisë dhe procesin e Integrimit. Rikujtimi i përvitshëm i 9 Maj-it është jo vetëm një simbolikë mirënjohje për etërit themelues të BE por edhe nje frryzëzim për të vazhduar “projektin europian”.

Sfidat për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në vecanti janë të shumta dhe jo vetëm institucionale apo teknike. Sfidat më të mëdha janë ato të vlerave dhe parimeve mbi të cilat është ngritur Bashkimi Europian të cilat më tepër se institucioneve I përkasin shoqërise shqiptare dhe kryesisht të rinjve të cilët do të jenë protagonistët e së ardhmës. Për këtë arsye ky aktivitet u konceptua si nje diskutim I hapur me studentët, për të diskutuat dhe analizuar me ta sfidat aktuale të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin ekspert të fushës si Dr. Dorian Jano, Drejtori Ekzektuiv i Forumit të Politikave të Integrimit; Znj. Fjoralba Caka Zv/Ministre e Drejtësisë dhe Dr. Orinda Malltezi , Shefe e Departamentit pranë Fakultetit të Shekncave Sociale.

Në fjalën hapëse, Znj. Orinda Malltezi – Shefe departamenti bëri një restrospektivë lidhur me krijimin e BE-së duke nisur qysh nga Europa e pas Luftës së Dytë Botërore. Në fjalën përshëndetëse Malltezi përmendi gjithashtu disa analiza, shkurtimisht sfidat aktuale të Bashkimit Europian të cilat lidhen shkurtimisht me BREXIT, valën e emigrantëve nga Lindja e Mesme, rritjen e ekstremizmit të majtë dhe të djathtë, rritjen e demokracive liberale etj. Së fundmi, znj. Malltezi shprehu optimizëm lidhur me vitalizimin e projektit europian dhe bindjen se BE do të rimëkëmbet dhe do të vazhdoj me tej integrimin së brendëshmi dhë së jashtmi, duke pasur parasysh këtu Ballkanin Perëndimor.

   Në fjalën e saj Znj. Ceka – Zv/Ministre e Drejtësisë përmendi traktatet kryesore si ai i Romës, Amsterdamit apo dhe ai i Lisbonës. Më tej znj. Ceka dha një pasqyrë sa i takon vlerave dhe identitetit europian. Disa nga pyetjet që u hodhën për diskutim me studentët ishin: Çfarë është Europa, një ndadi gjeografike apo identitare?  Gjithashtu Znj. Caka shpjegoi me në detaje problematikat qe lidhen me përshtatjen e legjislacionit acquis communautaire.

    Së fundmi, Dorian Jano – Drejtor Ekzekutiv i Forumit të Politikave për Integrim vuri theksin mbi kapitujt 23 dhe 24 si dy nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave. Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e negociatave dhe prespektivën e mundshme të Shqipërisë për anëtarësim. Nga ana tjetër Z.Jano theksoi rëndësinë e pjesëmarrjës së gjerë shoqërore në kuadër të integrimit duke bërë të qartë në këtë mënyre se procesi i integrimi nuk është punë vetëm e institucioneve por e secilit prej nesh duke kontribuar modestisht.