EU Policy Hub – Bashkohuni me ne në rrugëtimin tonë europian!

E/I nderuar lexues/e,

Mirë se vjen në faqen e internetit të Forumit të Politikave të Integrimit – ‘EU Policy Hub’. Është kënaqësi t’ju paraqesim platformën tonë të komunikimit virtual.

Forumi i Politikave të Integrimit, ndonëse i ri në krijimin e tij, ka realizuar disa studime dhe analiza, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh publike si dhe ka ndërmarrë një numër iniciativash mbi çështjet e integrimit evropian. Ne synojmë të luajmë një rol aktiv dhe konstutiv në avancimin e reformave në fushat me interes për integrimin evropian duke kontribuar kështu në mënyrë profesionale dhe të pavarur në transparencën e procesit dhe informimin qytetar.

Ne bashkëpunojmë me aktorë dhe partnerë të ndryshëm vendas dhe të huaj në krijimin e sinergjive mbi integrimin evropian të vendit. Profesionalizimi, objektiviteti dhe paanshmëria janë parimet bazë të analizimit, monitorimit dhe informimit tonë rreth çështjeve të integrimit evropian.

Angazhimet e Forumit të Politikave të Integrimit fokusohen në katër kategori kryesore të cilat përfshijnë informimin qytetar mbi proçesin dhe ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE; monitorimin e institucioneve dhe përmbushjen e angazhimeve për avancimin e procesit të integrimit; analizimin dhe studimin e çështjeve thelbësore që ndikojnë procesin e integrimit evropian, si dhe rrjetëzimin dhe bashkëpunimin në partneritet të ngushtë me ekspertë dhe organizata të tjera homologe që realizojnë aktivitetete të ngjashme dhe ndajnë të njëjtat vlera evropiane.

Shoqëria shqiptare, sipas të gjitha sondazheve, vijon të mbështesë fuqishëm integrimin evropian dhe është pro anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht mbështetjes, egzistojnë ende dilema dhe paragjykime rreth BE-së dhe të ardhmes së saj, shpeshherë të bazuara në informacione të kufizuara apo edhe të gabuara.

Akoma nuk ka mjaftueshëm debat dhe dialog mbi çfarë do të thotë në të vërtetë integrimi evropian dhe çfarë ndikimi do të këtë anëtarësimi në BE në jetën e përditshme të gjithsecilit. Procesi i integrimit të plotë të vendit në BE do të jetë i gjatë, sfidues dhe do të kërkojë rritje standardesh institucionale, ekonomike, politike dhe sociale duke u përafruar me standardet e BE-së. Padyshim, ky proçes ngre shqetësime, debate dhe pikëpyetje themelore. Për këtë arsye nevojiten jo vetëm informacione të pavarura, por gjithashtu, forume ekspertësh të rinj të cilët kanë kapacitetin moral, etik dhe profesional të komunikojnë drejt procesin.

Ky është edhe kontributi i Forumit, i cili nëpërmjet faqes së tij, ofron një qasje qytetare dhe profesionale me informacione të sakta dhe këndvështrime largpamëse. Nëpërmjet faqes tonë të komunikimit virtual ne synojmë rritjen e ndërgjegjësimit dhe kuptimin e BE-së në mes target grupeve të ndryshëm.

‘EU Policy Hub’ ofron një platformë për të diskutuar, monitoruar dhe ndikuar mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Platforma e Forumit të Politikave të Integrimit është rezultat i një pune intensive dhe angazhimi serioz të anëtarëve dhe mbështetësve të Forumit, në objektivin tonë të përbashkët për të kontribuar në procesin e anëtarësimit në BE.

Komunikimi ynë virtual me ju do të jetë cilësor, me përmbajtje dhe i pandikuar, gjithnjë duke qenë të orientuar drejt informimit efektive dhe real, plotësisht përgjegjës për të eksploruar të gjitha burimet e informacionit në dispozicion. Platforma e Forumit të Politikave të Integrimit është një model optimal për përfshirjen aktive të ekspertëve dhe shoqërisë civile në analizimin objektiv, monitorimin efektiv si dhe dialogun e vazhdueshëm për çështjet e integrimit evropian.

Duke ju falenderojmë për interesimin tuaj për t’u njohur me Forumin e Politikave të Integrimit, ne ju ftojmë të eksploroni më tej faqen tonë për t’u njohur me misionin dhe anëtarët e Forumit, dhe njëkohësisht të mësoni më shumë rreth procesit dhe çështjeve kryesore të integrimit evropian të vendit.

Ju ftojmë të na vizitoni dhe të na shkruani për informacione të mëtejshme, si dhe për të kontribuar me ekspertizë ose debate të cilat kanë interes për ju.

Lundrim të këndshëm dhe informativ!

Ekipi i Forumit të Politikave të Integrimit – EU Policy Hub