
Strategjia ‘Europe 2020’, e përcaktuar nga Këshilli Europian në qershor të vitit 2010, është axhenda e Bashkimit Europian për punë dhe rritje ekonomike për dekadën aktuale.
Si objektiv kryesor, strategjia ka si synim të rrisë nivelin e punësimit, produktivitetin dhe kohezionin social mes vendeve anëtare, ndërkohë që reduktohet impakti në mjedisin natyror.
Për të arritur këtë objektiv, Bashkimi Europian ka përcaktuar disa objektiva që duhen arritur brenda vitit 2020 në këto fusha: punësimi, hulumtimi dhe zhvillimi, ndryshimet klimatike dhe energjia, edukimi dhe ulja e varfërisë.
Këto janë përkthyer më pas në objektiva kombëtarë në mënyrë që çdo shtet anëtar të reflektojë dhe kontribuojë për qëllimet e përbashkëta. Grafiku më poshtë paraqet situatën aktuale në Bashkimin Europian duke treguar progresin e bërë që prej vitit 2008 dhe distancën që duhet të mbulohet deri tek objektivat e Europe 2020.

Që prej vitit 2008 është bërë një progres i rëndësishëm në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë (përmes reduktimit të shkarkimit të gazrave serë dhe konsumit të energjisë të kombinuara me një rritje të përdorimit të energjisë nga burime të ripërtëritshme).
Zhvillime pozitive janë vënë re edhe në fushën e edukimit (përmes rritjes numrit të nxënësve në arsimin terciar dhe uljen e numrit të atyre që braktisin arsimin dhe trajnimet). Progresi ka qenë më i limituar për hulumtimin dhe zhvillimin ashtu si edhe për punësimin, por që kanë treguar shenja pozitive për të ardhmen.
Ndërsa mjaft qartë duket se objektivi për të ulur varfërinë është shumë larg. Numri i personave në rrezik varfërie dhe përjashtim social në Bashkimin Europian është 118,8 milion ose 23,7% e popullsisë.
Për të parë se sa afër këtyre objektivave është Bashkimi Europian, ka bërë vlerësimin e nëntë treguesve që mund t’i shihni në tabelën më poshtë.
