Prezantimi i Manualit të Qytetarëve në Kukës

Qyteti i Kukësit ishte ndalesa e radhës e anëtarëve të EU Policy Hub në kuadër të promovimit të Manualit të Qytetarëve. Përveç prezantimit të botimit nga anëtari i #EUPH Ergys Gezka, anëtarja tjetër Baisa Sefa bëri një prezantim të detajuar të politikave sociale të Bashkimit Europian, ashtu si edhe avantazhet e lëvizjes së lirë për të rinjtë.

Ndërsa drejtoresha e Kongresit Rinor Kombëtar dhe anetare e bordit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), Dafina Peçi, informoi të rinjtë kuksianë për rëndësinë e bashkëpunimit mes të rinjve nga Ballkani Perëndimor.