EUPH pjesë e rrjetit të parë rajonal të organizatave për monitorimin e Procesit të Berlinit

Rrjeti për Evropën Juglindore SEE Think Net u krijua në mesin e marsit 2018 me mbështetjen e Fondit Europian për Ballkanin si rrjeti i parë rajonal i përbërë nga organizatat e shoqërisë civile që synojnë të mbikqyrin temat e lidhura me Procesin e Berlinit.

Rrjeti përfshin institute, organizata të shoqërisë civile dhe individë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë plus Kroacinë dhe Slloveninë. Përveç Institute for Democracy “Societas Civilis” (IDSCS) nga Maqedonia që do të koordinojë Rrjetin, SEE Think Net përfshin European Movement in Serbia (NEMinS), Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Forumin e Politikave të Integrimit/EUPH nga Shqipëria, Adnan Ćerimagić, Politikon Network nga Mali i Zi, Kosovo Centre for Security Studies, Institute for Development and International Relations (IRMO) nga Kroacia dhe Centre for European Perspective (CEP) nga Sllovenia.

Qëllimi i Rrjetit SEE Think Net është të prodhojë inpute të rëndësishme për politikat dhe të ofrojë rekomandime për politikat mbi temat që rrjedhin nga Procesi i Berlinit. Si i tillë, aktivitetet e saj janë hartuar për të ndjekur nga afër procesin e Berlinit dhe fushat e politikave që përfshin procesi.

SEE Think Net u prezantua për publikun në 16 Maj 2018 nga Zoran Nechev IDSCS, koordinatori i rrjetit, në konferencën ndërkombëtare ‘Demokracia që jep rezultate: Dhjetë vjet më vonë për të zhbllokuar potencialin e Ballkanit Perëndimor’ në Sofje – një aktivitetit më vete ndaj Samitit 2018 BE – Ballkani Perëndimor organizuar në Sofje.

Lancimi i rrjetit u zhvillua më 4 korrik 2018 në Hotel Holiday Inn në Shkup. Gjatë kësaj ngjarje të organizuar nga IDSCS, dy publikimet e para të rrjetit u prezantuan për publikun. Këto përmbledhje të politikave fokusohen në aspektet e sigurisë të Procesit të Berlinit. E para titullohet ‘Procesi i Berlinit si aktor ndaj sigurisë së brendshme dhe kundërterrorizmit: Mundësitë dhe sfidat; i shkruar nga Jelka Klemenc nga IISG Support Group dhe Ivana Boštjančič Pulko nga CEP. E dyta titullohet ‘Rimendimi i sigurisë: Ballkani Perëndimor si ofrues i sigurisë’ dhe i shkruar nga Donika Emini dhe Donika Marku nga KCCS.

Aktiviteti i dytë i rrjetit u zhvillua në Qendrën e Mediave në Beograd më 5 korrik 2018 dhe u organizua nga NEMinS. Gjatë këtij aktiviteti, publikimi i tretë i rrjetit, i titulluar ‘Përmirësimi i bashkëpunimit për të luftuar migracionin – Ballkani Perëndimor dhe Procesi i Berlinit’ dhe shkruar nga Senada Šelo Šabić nga IRMO, iu paraqit publikut serb.

Aktiviteti i tretë i rrjetit u organizua Forumi i Politikave të Integrimit/EUPH në Shtëpinë e Europës në Tiranë më 6 korrik 2018. Në këtë aktivitet, publiku shqiptar pati mundësinë të mësonte rreth dokumentit të katërt të politikave i titulluar ‘Ballkani Perëndimor dhe sundimi i ligjit: Si ta zgjidhim një kap-22?’ i shkruar nga Jovana Marović nga Politikon Network.

Përfaqësuesit nga SEE Think Net (Zoran Necev, Jovana Marović, Senada Šelo Šabić) ishin të pranishëm në Forumin e Shoqërisë Civile 2018 në Londër në 10 Korrik 2018. Një ditë më mbrapa, dokumenti i pestë i politikave, i titulluar ‘Perspektiva e besueshme e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor përmes lenteve të Procesit të Berlinit’, u prezantua në Konferencën e Chatham House në Londër.

Publikimet e përgatitura deri tani: