“Ligjërimi Politik Aktual mbi Kufijtë midis Serbisë dhe Kosovës si dhe një Perspektivë Shqiptare”

Tryezë diskutimi midis ekspertësh vendas dhe të huaj në lidhje me implikimet e mundshme të një korrigjimi të kufijve mes Kosoves dhe Serbise.

Forumi i Politikave të Integrimit në bashkëpunim me Fondacionin Fridrich Ebert Stiftung organizoi një tryezë diskutimi në lidhje me debatin që ka dominuar në muajit e fundit mbi diskursin politik shqiptar dhe rajonal në lidhje me një mundësi potenciale të shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo tryezë diskutimi vjen në një moment ku marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë duket se kanë bërë hapa prapa. Dialogu Kosovë-Serbi aktualisht ka gati 6 muaj që është ndërprerë. Serbia ka marrë një sërë aksionesh diplomatike kundër aderimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si UNESCO apo Interpol. Kosova nga ana tjetër ka vendosur takës 100% për produktet serbe dhe bosnjake. Në këtë kontekst poltitik një tryezë diskutimi midis ekspertësh vendas dhe të huaj në lidhje me implikimet e mundshme të një korrigjimi të kufijëve është parë si një mundësi per te diskutuar më nga afër këtë realitet dhe sa mundësi ka që ky skenar të ndodh.

Në fjalën e tij përshëndetëse Wulf Lapins, Drejtor i Fondacionit Fridrich Ebert Stiftung për Shqipërinë beri nje permbledhje te zhvillimeve me te fundit ne rajon ne kuader te integrimit europian dhe bashkepunimit rajonal. Sipas tij rritja e ekstremizmit të djathë në Francë dhe Itali, do të vështirësoje akoma më tej qëndrimin e Francës ndaj zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor për shkak të presionit të brendshëm elektoral, ku Fronti Nacional i Marin Le Pen arriti të ishte forca e parë poltike në zgjedhjet europiane të vitit 2019.



Enes Velijaja një eskpert i ri gjerman, mbajti një prezantim të punimit të tij në lidhje me skenarin e një bashkimi të mundshëm të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Ai paraqiti një përmbledhje historike se si ka evoluar cështja shqiptare qysh prej vitit 1878 e deri në ditët e sotme. Sipas hulumimit të Z.Velijaja korigjimi i territoreve për shtetasit e Kosovës mbetet akoma një tabu dhe një temë e nxehtë e cila provokan reagime emocionale.

Një tjetër ekspert i cështjeve të sigurisë, Z.Arjan Dyrmishi shprehu skepticizmin e tij në lidhje me  prespektivën e një korigjimi të mundshëm të kufijëve Kosovë-Serbi. Ai theksoi se kjo cështje mund të legjitimoj në të ardhmen pretendimet territoriale të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor cka do të bënte të mundur “hapjen e kutisë së pandorës”. Kjo duke patur parasysh faktin se ekzistojnë të paktën 10 zona të kontestuara midis fqinjëve të cilët kanë pretendime të njëjta territorale  mbi rajone të caktuara në Ballkan.

Së fundmi, tema iu nënshtura një diskutim të hapur midis pjesëmarrëse të cilët ishin ekspertë, profesionist të organizatave jo-qeveritare, akademik por edhe student, ku u parashtruan një sërë skenarësh të mundshëm dhe u disktuan hiptoteza në lidhje se si mund të arrihet drejt një marrëveshje afatgjatë e cila do të mund të siguroj stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.