Procesi i Berlinit nën hijen e Brexit: Lidhja e përpjekjeve të monitorimit të OSHC-ve

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të vlerësojë shkallën e reformave që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe kontributin e tyre në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, objektivat specifikë janë: 1) vlerësimi strukturor i Procesit të Berlinit; 2) analiza e efekteve të procesit të Berlinit mbi gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe progresin e bërë nga Trieste 2017 deri në Londër 2018 në të gjitha fushat e politikave të lidhura me Procesin e Berlinit; 3) Vlerësimi i rolit të Mbretërisë së Bashkuar në procesin e Berlinit; 4) Advokim për përfshirjen strukturore të OSHC-ve në procesin e hartimit të politikave në nivel kombëtar dhe rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe gjatë Samiteve të Ballkanit Perëndimor.

 

Rezultatet e pritshme të projektit janë:

  • Rezultati 1: Krijimi dhe funksionimi i një rrjeti formal rajonal i përbërë nga OShC, hulumtues individualë/ekspertë të politikave dhe rrjeti ekzistues nga Ballkani Perëndimor, i cili do të shërbejë si një mekanizëm monitorimi për të vlerësuar dhe dhënë rekomandime për zhvillimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit dhe nxitja e partneritetit me qeveritë.
  • Rezultati 2: Dokumenta politikash rajonal, duke analizuar nga afër zbatimin e angazhimeve të bëra nga qeveritë kombëtare të Ballkanit Perëndimor të përfshira në Procesin e Berlinit (p.sh. përfshirja e organizatave të shoqërisë civile, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe, sundimi i ligjit të bashkëpunimit të të rinjve dhe lufta kundër korrupsionit dhe agjenda e ndërlidhjes) nga Samiti i Triestes 2017 deri tek Samiti i Londrës 2018.
  • Rezultati 3: Dokument politikash rajonal, duke analizuar efektet e Brexit, duke marrë parasysh përfshirjen e Britanisë, pas Brexit në proceset e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
  • Rezultati 4: Tre aktivitete advokimi për promovimin e dokumenteve politikash rajonal.
  • Rezultati 5: Tre aktivitete për promovimin e thirrjes për pjesëmarrje në rrjetin zyrtar rajonal.

 

Donatori: European Fund for the Balkans

Partnerët e projektit: Instituti për Demokraci “Societas Civilis” nga Maqedonia, European Movement in Serbia dhe Adnan Ćerimagić, si pjesë e rrjetit informal të studiuesive nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kohëzgjatja: Janar 2018 – Dhjetor 2018

Buxheti: €24.980

Projekti do të zbatohet në 4 faza (faza përgatitore, faza kërkimore dhe e analizës, faza advokuese dhe monitorimi dhe vlerësimi i ndikimit të projektit).

Audienca kryesore e targetuar e projektit përfshin: 1) OSHC-të nga Ballkani Perëndimor që janë të fokusuara në procesin e integrimit në BE dhe në bashkëpunimin rajonal; 2) Organizata rajonale të Evropës Juglindore (p.sh. SEETO, CEFTA, RCC, ERP, REA dhe të tjera); 3) Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe qeveritë e shteteve anëtare të BE-së të përfshira në Procesin e Berlinit; dhe 4) institucionet e BE-së që merren me politikat e zgjerimit dhe me vendet e zgjerimit në fushat e mbuluara nga Procesi i Berlinit.

Publikimet e përgatitura deri tani: