EU Policy Hub po rritet! Apliko tani!

EU Policy Hub

Ne po kërkojmë profesionistë të rinj me një mendësi evropiane, krijues, energjitik, me ambicie të fortë drejt arritjes dhe kapacitete të forta analitike në çështjet e integrimit evropian.

Forumi i Politikave të Integrimit/EU Policy Hub BE është një komunitet i ri dhe proaktiv i shoqërisë civile, me seli në Tiranë. Themeluar në korrik të vitit 2015 dhe përbëhet nga 30 profesionistë të rinj (të arsimuar në universitetet më të mira evropiane) që vijnë nga disiplina të ndryshme, kryesisht në programe të shkencave sociale dhe humane. EUPH ka në strukturën e vet katër shtylla, duke u mbështetur në aktivitetet e monitorimit, kërkimit dhe komunikimit, si dhe rrjetet e partneriteteve.

Me rëndësi të veçantë është selia e disa anëtarëve të EUPH në Bruksel (si edhe në Romë dhe Athinë), që siguron pjesëmarrje aktive për ngjarjet në terren dhe rrjetëzimin e vazhdueshëm me think-tanks të rëndësishme evropiane.

Deri më tani EUPH ka arritur të gjenerojë debate informuese mbi nevojën për të rritur më tej kuptueshmërinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit, së bashku me publikimin e analizave të politikave të orientuara drejt objektivave të ndryshme të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në përgjithësi, EUPH shërben si një zë i pavarur mbi cilësinë dhe zbatimin e proceseve të reformave në Shqipëri. Ajo synon të ndërveprojë me aktorët kryesor vendorë dhe rajonalë, duke nxitur një debat publik mbi hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë me BE.

EUPH shpall këtë thirrje për aplikime për të zgjeruar anëtarësimin e saj tek profesionistët e rinj, deri në 35 vjeç, të cilët janë diplomuar në universitetet e vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht në fushën e Studimeve Evropiane dhe / ose shkencave shoqërore dhe të cilët janë të etur të kontribuojnë në rritjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Anëtarët e rinj të EUPH pritet të ndajnë vlerat evropiane dhe vizionin e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, përveç dëshirës së tyre për të kontribuar me ekspertizën në terren, si dhe të menduarit e pavarur, analitik dhe kritik për të ofruar alternativa konkrete për procesin e zgjerimit të e BE-së. Që prej themelimit në vitin 2015, EU Policy HUB gjithnjë ka synuar të sjellë ekspertizën dhe profesionalizmin më të mirë të brezit të ri, në mënyrë që të hapë një kapitull tjetër në ekzistencën tonë – rritjen dhe zgjerimin e anëtarësimit të EUPH.

A identifikoheni me karakteristikat e mëposhtme?

  • Profesionist, kreativ, energjik dhe i/e ri/re deri në 35 vjeç me një ambicie fortë drejt arritjes së qëllimit dhe aftësive analitike në cështjet e integrimit evropian;
  • Synon të bëhesh një nxitës i ndryshimit dhe mbështetës i një vizioni më të gjerë për të ndikuar në integrimin evropian të Shqipërisë;
  • Zotëron një sfond të fortë ose prirje drejt çështjeve të integrimit evropian;
  • Individë mendje hapur, të vetëdijshëm, dhe të ngazëllyer për të qenë pjesë e një komuniteti të fuqishëm, nidkues dhe dinamik;
  • Të besueshëm në promovimin e kulturës së angazhimit qytetar në Shqipëri dhe proaktivë në ofrimin e mbështetjes për sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë në procesin e integrimit evropian.

Aftësitë e kërkuara dhe të dëshirueshme:

  • Diplomë MA / MSc në studimet evropiane, shkencat politike dhe sociale-ekonomike nga universitetet e vendeve anëtare të BE-së;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Hulumtime të mëparshme ose përvoja të tjera me OJQ-të kombëtare dhe ndërkombëtare, administratën publike dhe / ose universitetet;
  • Aftësi shumë të mira shkruese dhe verbale, aftësi të shkëlqyera organizative, eksperiencë të mëparshme ose interes të fortë në politikë, bashkëpunim ndërkombëtar dhe analizë politikash;
  • Ekspertizë e dëshmuar në fushat e mëposhtme: Administrata dhe Politika Publike, Sektori i Drejtësisë, të Drejtat e Njeriut, Tregu i Brendshëm, Lufta kundër Korrupsionit dhe Krimi i Organizuar dhe / ose Bashkëpunimi Rajonal;
  • Anëtarësimi në rrjetet evropiane, shoqatat, institucionet dhe/ose institucionet të rëndësishme në nivel evropian (shumë i preferuar).
  • Aplikantët që punojnë si nëpunës civilë në administratën publike nuk inkurajohen të aplikojnë.

Si të aplikoni:

Të gjithë kandidatëve të interesuar kërkohet që të dorëzojnë dokumentet në vijim në gjuhën angleze:

  • Një CV (maksimumi dy faqe);
  • Një letër motivimi (maksimumi një faqe) e cila shpjegon arsyet pse dëshironi të jeni pjesë dhe cili mund të jetë kontributi juaj konkret në EUPH;
  • Të paraqiten dy shembuj dokumentash analitike (p.sh. artikuj gazetash, përmbledhje të politikave, punime, etj.).

Dosja e aplikimit duhet të dërgohet me e-mail në: info@eupolicyhub.eu

Kur dërgoni aplikimin tuaj me email, lënda e emailit tuaj duhet të jetë ‘EUPH Member Application Name Mbiemri’.

Vetëm kandidatët e identifikuar si të përshtatshëm për të diskutuar mbi angazhimin e tyre dhe disponueshmërinë e kohës.

Afati i aplikimit: Në vazhdim

Shënim: Kjo nuk është një thirrje për vende të lira pune për aplikantët