
Organizata EU Policy HUB me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung, zyra e Tiranës, është angazhuar në zbatimin e projektit “Komunikimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e qytetarëve, studiuesve dhe institucioneve në procesin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të këtyre takimeve (të zhvilluara online) synohet rigjallërimi i debatit publik rreth këtij procesi thelbësor për vendin dhe përftimin e qasjeve të ndryshme nga ekspertët kërkuesit politikbëresit, gazetarët, qytetarët nga Shqipëria. E ftuara e takimit të rradhës ishte znj. Aspasjana Kongo, zv. Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të diskutuar mbi sfidat e të rinjve dhe përspektivën e institucionit lidhur me politikat rinore në procesin e integrimit Evropian. Znj. Kongo e nisi diskutimin duke u shprehur se debati për integrimin është një proces i cili nuk mund të bëhet vetëm nga institucionet e ndryshme dhe BE-ja, por se Shoqëria Civile dhe aktorë të tjerë ka një rol kyç në monitorimin e këtij procesi. Përmes kësaj përfshirje ne nuk do të kemi vetëm një integrim institucional por dhe një integrim shoqëror.
Megjithëse larg qendrës së vëmendjes së opinionit publik, rinia mbetet një ndër tematikat e ndjeshme të përgatitjes së vendit për anëtarësimin në BE. Rinia është ndër-sektoriale dhe si e tillë është shumë e vështirë që të trajtohet vetëm në një kapitull. Kapitujt prekin më shumë këtë target grup janë përkatësisht kapitujt 19 dhe 26 që kanë të bëjnë me politikat sociale dhe punësimin, edukimi e kultura.
Në lidhje me rolin që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë luan në krijimin e një tregu të sigurt, znj. Kongo tha se: – “Prej disa vitesh kjo Ministri po aplikon programin e praktikave të studentëve i cili zhvillohet si në institucionet publike dhe në bizneset. Kjo praktikë e cila është përqafuar nga shumë institucione qëndrore dhe lokale, ju ka dhënë mundësinë të përfitojnë një praktikë të paguar”
Ajo përmendi gjithashtu bashkëpunimet që Ministria ka zhvilluar me organizatat rinore të Shoqërisë civile si një nga mënyrat më efektive për të mbuluar ‘boshllëqet’ që lënë kurrikulat mësimore në shkolla. Shoqëria Civile ka treguar një frymë të mirë bashkëpunimi me Ministrinë në terma të edukimit jo-formal. Nga ana tjetër Ministria është përpjekur të krijojë sa më shumë lehtësira për nisma të tilla në shkollat publike dhe jo-publike.
Hapa të rëndësishëm janë bërë në përfshirjen e shkollave dhe universiteteteve në procese konsultative lidhur me aplikimin në programe Europiane. Rasti më i fundit është përfshirja e Tiranës në Rrjetin e Kryeqyteteve Europiane të Rinisë si rezultat i vlerësimit të qytetit të Tiranës me titullin “Kryeqyteti Europian i të Rinjvë për vitin 2022”.
Të rinjtë e Tiranës kanë patur një rol të rendësishëm pjesëmarrës në formulimin e programeve dhe shpërfaqjen e vizionit europian të të rinjve mbi jetën në qytet. Duke vulosur më së miri dëshirën dhe vullnetin e tyre për Shqipërinë në Europë. Impakti i këtij çmimi pritet të ndikojë pozitivisht element në raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë përsa ju përket politikave sociale dhe punësimit. Një tjetër element që mori vëmendje gjatë diskutimit ishte dhe Ligji i Ri për Rininë duke u konsideruar një hap në linjë me direktivat dhe Politikat e BE-së për Rininë. Ky ligj do të nxisë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e të rinjve ne vendimarrjen lokale dhe atë qëndrore. Nëse deri më tani të rinjtë duhej të përballeshin me burokraci të ndryshme dhe indiferencë institucionale, ky ligj ju jep mundësinë të mbrojnë rolin e tyre në proceset vendimarrëse.
Ministria e shikon thelbësor dhe të nevojshëm komunikimin mes institucioneve dhe Shoqërisë Civile për të adresuar nevojat dhe problematikat që do të dalin gjatë këtij procesi negociatave. Znj. Kongo theksoi se përsa i përket zbatimit të ligjit për Rininë, institucioni është i hapur për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me Shqoërinë Civile. Duke vënë në pah se ligji është hartuar për të rinjtë dhe për ata të cilët punojnë çdo ditë me të rinjtë. Më konkretisht duhet ende të miratohen disa VKM në funksion të ligjjit të cilat do të rregullojnë rolin Agjencisë Kombëtare të Rinisë, krjimin e Drejtorive të Rinisë dhe Këshillave Rinorë Vendor në 61 Bashki të vendit. Agjencia do të jetë përgjegjëse për shpërndarjen dhe monitorimin e fondeve për Rininë dhe organizatat rinore, si dhe do të jetë një pikë lidhëse ndërmejt pushtetit qendror,atij lokal, rinisë dhe organizatave që punojnë me të rinjtë. Në përfundim të takimit znj. Kongo deklaroi se nuk mund të ketë asnjë nismë të suksesshme nga institucionet nëse nuk përshihet Shoqëria Civile dhe vetë të rinjtë. Ndaj bashkëpunimi duhet të jetë kryefjala e çdo nisme në të mirë të të rinjve dhe të përputhje me procesin e integrimit në BE.