Ruajtja e natyrës dhe rëndësia e saj në procesin e integrimit

Një shkrim nga Mirjan Topi

EU Policy Hub publikon sot (30.11.2017) dokumentin e shkurtër të politikave “Ruajtja e natyrës dhe rëndësia e saj në procesin e integrimit”.

Shqipëria mbart një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë natyrore të Evropës, për të cilën në kuadër të procesit të integrimit është e detyruar ta mbrojë dhe mirë-menaxhojë në bazë të rregullave dhe direktivave të Bashkimit Evropian.

Ky dokument i shkurtër politikash, me autor inxhinierin e mjedisit Mirjan Topi, ka për qëllim të theksojë rëndësinë e ruajtjes dhe mirëmenaxhimit të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë, bazuar në standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian, si domosdoshmëri në procesin e integrimit.

Analiza e zhvilluar në kuadër të këtij dokumenti të shkurtër politikash konstaton probleme dhe vonesa në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit, në sferën e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

Nëse këto probleme nuk trajtohen me vëmendjen e duhur, vendi rrezikon të përballet me pasoja, të cilat së pari dhe më e rëndësishmja cënojnë procesin e integrimit, njëkohësisht prioritetin kryesor kombëtar, për të cilin çdo qeveri ka marrë angazhim përballë qytetarëve të këtij vendi.

Dokumenti mund të shkarkohet këtu në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.