Të rinjtë pukjanë njihen me Manualin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE

EU Policy Hub, me qëllim promovimin e Manualit për Qytetarët “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian” zhvilloi paraditen e së shtunës (21.1o) aktivitetin e radhës në qytetin e Pukës në ambjentet e biblotekës së qytetit.

Takimi u fokusua në rëndësinë që paraqet për qytetarët procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, prezantuar nga anëtari i EU Policy Hub, Besnik Baka.

Një aspekt tjetër që u trajtua ishte dhe aktivizmi rinor në perspektivën e integrimit në BE ku aktivistja Diana Malaj ndau eksperiencën e saj në Qendrën Rinore ATA, si dhe mbi rolin e përfshirjen së të rinjve në këtë proces.

Programet e edukimit të BE-së, si Erasmus +, janë gjithashtu një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin e të rinjve në këtë proces. Anëtari i EU Policy Hub Armando Memushi ndau me pjesëmarrësit një infomacion të bollshëm se si ata mund të shfryzojnë këto mundësi që ofron Bashkimi Evropian.

Aktiviteti i radhës për prezantimin e Manualit do zhvillohet në qytetin e Bulqizës me 28.10.2017.